Si ndikon koha e gjatë para ekranit në trurin tonë

Vitin e kaluar, Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit shpalli si fjalë të vitit “brain rot”  (kalbja e trurit), duke e përcaktuar si ‘përkeqësimin e gjendjes mendore ose intelektuale të një personi, të shkaktuar nga konsumimi i tepërt i materialeve të parëndsishme ose të mërzitshme që gjenden në mediat sociale dhe platforma të tjera online.

Por nëse kjo përmbajtje po dëmton vërtet trurin – dhe si – mbetet e paqartë.

Zaone e përdorimit të ekranit mund të ndikojnë në shëndet

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve CDC, gjysma e adoleshentëve në SHBA kalojnë katër orë ose më shumë duke parë ekrane çdo ditë, dhe vlerësimet globale sugjerojnë se të rriturit mund të jenë online mesatarisht më shumë se gjashtë orë në ditë.

Nuk ka udhëzime shëndetësore për sa i përket numrit të orëve të kohës së përditshme para ekranit për adoleshentët ose të rriturit.
Ekspertëve dhe studiuesve u mungojnë të dhëna të mjaftueshme për të kuptuar plotësisht konceptin e kalbjes së trurit dhe çfarë mund të shkaktojë ajo.

Megjithatë, ka të dhëna të CDC, që tregojnë se 1 në 4 adoleshentë që qëndrojnë gjatë ose shpesh para ekranit raportojnë se ndihen të shqetësuar ose në depresion.

Disa studime sugjerojnë se problemet me përdorimin e internetit mund të fillojnë në moshë mjaft të re. Adoleshentët që kalojnë më shumë kohë para ekraneve mund të kenë më shumë gjasa të përjetojnë probleme të shëndetit mendor, duke përfshirë depresionin, ankthin, mungesën e vëmendjes/hiperaktivitet dhe simptoma fizike të lidhura si dhimbje, marramendje ose të përziera

Kjo është sipas një analize të të dhënave të vitit 2024 nga studimi i Zhvillimit Kognitiv të Trurit të Adoleshentëve, studimi më i madh afatgjatë i zhvillimit të trurit të fëmijëve në SHBA.

Studime të tjera kanë lidhur potencialisht kalbjen e trurit me desensibilizimin emocional, mbingarkesën njohëse, vetëvlerësimin negativ dhe dëmtimin e funksioneve ekzekutive, duke përfshirë kujtesën, planifikimin dhe vendimmarrjen

Akademia Amerikane e Pediatrisë sugjeron, që familjet të zhvillojnë së bashku plane për kohën para ekranit dhe të inkurajojnë aktivitete që shtojnë krijimtarinë dhe lidhjet me
familjen dhe miqtë.

Gjithashtu sugjeron, që prindërit të theksojnë rëndësinë e aktiviteteve ‘offline‘, siç janë sportet, muzika, arti dhe hobi të tjera. / Euronews.

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet