Si ndikon teknologjia celulare në shëndetin mendor

Shpeshherë teknologjia celulare mund të përdoret për të mbushur boshllëkun që çdokush ndjen herë pas here. Një përfundim i tillë jepet nga Samiti Botëror të Inovacionit në Shëndetësi.

shendeti mendorNë Mbretërinë e Bashkuar 1 në 4 persona përjetojnë probleme të shëndetit mendor. Këto sëmundje shpesh mund të jenë të pashërueshme duke i lënë njerëzit me pasoja për gjithë jetën.

Stërvitja, meditimi, praktikimi i artit shpesh shihen si rrugëzgjidhje për këto probleme. Por, a ka mënyra të tjera alternative për kurimin e problemeve mendore?

Telefonët celularë na shoqërojnë gjatë gjithë ditës. Megjithatë, pak prej nesh e dinë që nga celularët mund të shkarkohen programe të ndryshme terapeutike.

Telefoni celular mund të përdoret gjithashtu për të bërë terapi në grup. Edhe pse nuk je i pranishëm, pacientët mund të marrin një mbështetje e madhe, madje edhe shërim.

Një shembull vjen nga kompania suedeze “Tool Shop”, e cila ka krijuar një program të quajtur “Viary” për njerëzit e prekur nga depresioni. Ky program vëzhgon pacientët gjatë aktivitetit ditor dhe në këtë mënyrë terapisti njihet me problemet e pacientit duke e ndihmuar në zgjidhjen e tyre.

Një studim për këtë aplikim është realizuar në Suedi në vitin 2013, mbi 38 pjesëmarës me depresion, duke treguar potencialin që kanë këto teknologji për trajtimin e sëmundjeve të shëndetit mendor.BBC

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?