Trupi dhe truri, lidhja për t’u ndier më mirë

Shumica prej nesh janë të vetëdijshëm se një qëndrim pozitiv mund të përmirësojë shëndetin dhe mund të përshpejtojë shërimin nga sëmundjet. Një studim i hershëm në këtë fushë tregon se mbajtja e një lapsi horizontalisht në mes të dhëmbëve aktivizon të njëjtët muskuj që aktivizon dhe procesi i buzëqeshjes, duke dërguar sinjale kënaqësie në trurin tonë.  Ndërsa ata që kanë botoks të injektuar në fytyrë, nuk përfitojnë shumë prej kësaj. Psikologia Alice Haddons shpjegon lidhjen që ekziston mes muskujve dhe mendjes duke dhënë disa këshilla:

ecniBëni një dush të nxehtë nëse ndiheni të vetmuar

Studimet tregojnë se dushi i nxehtë eliminon ndjenjën e vetmisë dhe izolimit social. Gjithashtu, konsumimi një filxhani kafeje të nxehtë, ndihmon të shikoni me pozitivitet sjelljet e të tjerëve.

Tendosni muskujt nëse keni nevojë për energji

Një studim interesant ka treguar se nëse tendosni muskujt, keni më shumë mundësi për t’i rezistuar një ushqimi joshës.

Hapni krahët nëse ndjeni dhimbje

Psikologët tregojnë se, nëse qëndroni me krahë të hapura dhe këmbë të shtrira, do të mposhtni dhimbjet dhe do të ndjeheni më mirë.

Ecni të lumtur për të çuar në mendje mendimet pozitive

Ka shumë mundësi të mendoni për gjërat pozitive nëse ecni me shpatulla mbrapa, kokën drejt dhe plot gjallëri, thonë psikologët.

Kryqëzoni krahët për të stimuluar këmbënguljen

Provoni procesin e kryqëzimit të krahëve nëse jeni përpara një detyre të vështirë. Studimet tregojnë se do të keni më shumë mundësi t’ia dilni nëse e bëni këtë veprim.

Qëndroni shtrirë për të rritur krijimtarinë

Studimet tregojnë se njerëzit mund të zgjidhnin lehtësisht një kuic nëse qëndronin shtrirë në krahasim me ata që qëndronin në këmbë.

sunglQetësoni trupin për të marrë vendime të mira

Mbajtja e trupit në gjendje relaksi ju ndihmon të merrni informacion të ri dhe vendime të mira.

Mbani syze dielli dhe do të ndiheni më pak të zemëruar

Një studim ka treguar se njerëzit që ecin në drejtim të diellit pa përdorur syze, kanë më shumë gjasa për të shprehur zemërimin krahasuar me ata që përdorin syze.

Kërceni për t’u ndier më të lumtur

Sipas studimeve, duke kërcyer do të ndiheni më të lumtur.

Harper Bazaar/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!
Çfarë i bën dashuria trupit
“15 mijë operacione”,mjeku Petrela: Ka rrethana kur thua,çfarë dua me këtë zanat?
KUJDES NË PLAZH!!! Ja cilat orare duhet të shmangni dhe cilat duhet të qëndroni në plazh