Si ndikon ushqimi në luftimin e celulitit

Edhe pse e natyrës estetike, celulitet përbëjnë një patologji që shkakton bezdi, veçanërisht tek gratë e reja, që shpesh i krijojnë vetes komplekse inferioriteti, natyrisht të tepruara dhe të diktuara nga moda.  Shpesh, pas moshës 40-vjeçare celulitet japin dhimbje dhe rëndesë të këmbëve.

celulitUshqyerja e gabuar është një ndër shkaqet më të zakonshme në etnogjenezën e kësaj sëmundjeje, veçanërisht në rastet kur kequshqyerja nis që në fëmijëri. Ëmbëlsirat, fokaçet, pijet e ëmbla të marra me tepricë krijojnë bazat për celulitin tek 20-vjeçarët.

Ushqimet që duhen konsumuar

Frutat dhe perimet e freskëta, në veçanti ananasi, kivi, limoni, mandarinat, qitrot, angjinaret, mëlqinjë (me degë të gjembta, gjethe të dhëmbëzuara e me lule të verdha), hithra. Provoni dy herë në javë një supë me perimet e egra të sipërpërmendura. Falë fuqisë së tyre të njohur diuretike, këmbët do të shfryhen dukshëm.

Ushqime që duhen kufizuar

Ushqimet hiperkalorike dhe ato të pasura me kripë: ëmbëlsira, pije të ëmbla, bombone, fokaçe, pica, sallamrat.

Fizioterapia:

  • Infuzion me mështeknë: 5 gram gjethe të freskëta në një litër ujë të valuar për 10 minuta. Pihet e ftohtë gjatë ditës.
  • Valim me lëvore, bliri, bishta qershie: në një litër ujë të valuar zieni 5 gramë nga secila bimë. Pihet gjatë ditës (por kujdes, është një diuretik i fortë dhe mund të ndikojë në uljen e tensionit arterioz./Dr.Ciro Vestita

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit