Si ndikon vapa te personat me probleme të shëndetit mendor

  • Mund të shtohen/përkeqësohen simptomat depresive

Sipas shumë studimeve, vapa mund të ndikojë në shtimin/përkeqësimin e simptomave depresive. Studiuesit kanë vënë re se, në temperaturën mbi 26.7°C rritet numri i shtrimeve në spital për probleme të sjelljes dhe të shëndetit mendor.
Problemet për të cilat shtrimet shtohen përfshijnë sëmundjet organike, problemet e shëndetit mendor, demencat, problemet afektive, neurotike, problemet e lidhura me stresin, çrregullimet somatoforme, problemet e senilitetit, etj.
Po ashtu, studimet në rang botëror kanë parë një rritje të vdekshmërisë te personat e grup-moshës 65-74 vjeç të diagnostikuar me skizofreni, çrregullim skizotipal dhe çrregullim deluzional, si dhe te pacientët e diagnostikuar me demencë. Vetëvrasja gjithashtu shënon shifra më të larta.
Kur vapa është shumë e madhe, edhe te popullata e padiagnostikuar vihet re një shtim i
simptomave të Çrregullimit Afektiv Sezonal.
Vapa ul funksionimin e hormoneve të tiroides, gjë që shkakton rënie të energjisë, stimulon prolaktinën e cila nga ana tjetër frenon efektet e dopaminës, një neurotransmetues i lidhur me ndjenjat pozitive.
Të gjitha këto janë simptoma të depresionit. Prandaj, gjatë vapës kushtojini vëmendje gjendjes shpirtërore dhe vini në përdorim aftësitë tuaja përballuese.

  • Mund të ketë shtim të agresionit

Në temperatura të nxehta ka një rritje të agresionit te personat e diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor, si dhe në popullatën e përgjithshme. Studiuesit e shpjegojnë këtë më prishjen e balancës së neurotransmetuesve, gjë që sjell vështirësi
në funksionimin e trurit. Mënyra se si funksionon truri ka impakt në mënyrën se si ndihemi apo funksionojmë. Truri ndihmon në mbajtjen e ankthit nën kontroll, dhe kjo shpjegon përse në vapë është më e vështirë të kontrollohet ankthi.

  • Mund të shfaqen probleme që lidhen me djersitjen e tepërt apo mungesën e saj

Disa medikamente psikiatrike, medikamentet për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, për trajtimin e ftohjes dhe alergjive mund të pengojnë djersitjen, e cila ndihmon në ruajtjen e temperaturës së trupit. Rrjedhimisht, pacientët që marrin medikamente të tilla mund të jenë në rrezik për temperaturë të lartë, e cila mund të jetë fatale.
Nga ana tjetër, alkooli dhe kafeja mund të shkaktojnë dehidratim. Duhet patur në konsideratë nëse medikamenti ndikon te djersitja pasi kjo mund të jetë e rrezikshme nga ana ashëndetësore, por ka ndikim edhe në gjendjen psikologjike.

Burimi: Instituti i Shëndetit Publik

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?