Si ndryshon trupi pas të 40-ave? 7 ndryshimet që pëson çdo grua

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Diku pas të 40-ave, do ta gjeni veten duke vënë syze për të lexuar një libër apo në ekranin e një pajisje elektronike. Por zonja, ky është vetëm fillimi. Me afrimin e menopauzës, trupi dhe mendja fillojnë të pësojnë një sërë ndryshime, shumë prej të cilave mund të shkaktojnë parehati apo edhe dhimbje. E keqja është se gratë nuk i ndajnë këto shqetësime me të tjerët por preferojnë të vuajnë në heshtje.

Edhe pse mund të mos ndiheni mirë për ndryshimet që po përjetoni, të dini se çfarë ju pret dhe si mund ta përballoni do t’ju ndihmojë të lehtësoni çfarëdolloj ndjesie të pazakontë. Më poshtë mund të gjeni 7 ndryshime që pëson trupi pas të 40-ave.

Urinoni shpesh

Shtatzënia, lindja e fëmijës dhe menopauza, të gjitha mund të kontribuojnë në humbjen e kontrollit të fshikëzës tek gratë dhe nevoja për të dalë shpesh në tualet. Mund të keni probleme të tilla si urinim të pavullnetshëm kur kolliteni, teshtini apo sforcoheni, pasi, për shkak të niveleve të ulëta të estrogjenit, muskuli i fshikëzës dhe ato të uretrës fillojnë të dobësohen.

Infeksionet urinare bëhen më të shpeshta

Një sërë ndryshimesh poshtë belit falë, e dini tashmë, uljes së niveleve të estrogjenit. Përveç tharjes vaginale, infeksionet urinare bëhen më shpeshta pas menopauzës, për shkak të ndryshimeve të niveleve të estrogjenit. Ky problem vërehet te gati 60-70% e grave pas menopauzës.

Ju bien flokët

Gjatë gjithë jetës kemi rritje dhe rënie të flokëve. Por, me ndryshimin e niveleve të hormoneve, me afrimin e menopauzës fillojnë të bien edhe flokët.

Ju shfaqen qime gjithandej dhe fillojnë të thinjen

Me moshimin e grave, bien nivelet e estrogjenit dhe rriten nivelet e testosteronit, duke çuar kështu në rritjen e qimeve në fytyrë, mjekër dhe gishta. E dimë që thinja e flokëve është pjesë e plakjes, por a duhet të shfaqen kudo? Si duket, po.

Mund të përjetoni afshe të nxehta, për një dekadë

Mbi 80% e grave përjetojnë afshe të nxehta gjatë menopauzës, dhe studimet sugjerojnë se për disa gra, nxehtësia mund të zgjasë 7-11 vjet.

Harroni shpejt

Nëse jeni treguar shumë harraqe këto kohët e fundit, mos u shqetësoni. Me afrimin e fazës së menopauzës, fillon të bëhet gjithmonë e më e zakonshme harresa. Një jetë shumë e ngarkuar gjithashtu mund të kontribuojë. Të gjithë ne në momente të caktuara harrojmë. A do të thotë kjo që të gjithë po vuajmë nga alcajmeri? Jo. Do të thotë vetëm që jemi shumë të ngarkuar.

Marrëdhëniet seksuale bëhen të parehatshme

Ka shumë arsye përse kjo ndodh në moshë të mesme, megjithatë arsyeja kryesore është tharja vaginale. Me moshimin, fillojnë të bien nivelet e estrogjenit, duke çuar në dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale dhe humbje të dëshirës.

Burimi: Huffington Post/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme