Shumë prej nesh mund të jenë lënduar apo sëmurur disa herë në jetë. Ja disa fakte se si reagon trupi ndaj streseve apo faktorëve të tjerë të jashtëm.
E hëna është dita kur mundësia për një atak në zemër është me e lartë në krahasim me ditët e tjera të javës. Sipas një studimi 10-vjeçar të bërë në Skoci, 20% e njerëzve kanë probabilitet më të lartë për të vdekur nga ataku në zemër ditën e hënë. Sipas kërkimeve, shkaktari kryesor është kombinimi i nivelit të kënaqësisë apo çlodhjes që ndihet në funjavë me stresin e rikthimit në punë.
Njerëzit nuk mund të jetojnë gjatë pa gjumë dhe pa ushqim. Ju mund të ndiheni shumë mirë duke qëndruar gjithë natën zgjuar në një festë dhe më pas të vazhdoni të hani, por kjo do të ndikojë në shkurtimin e jetës suaj.
Duke konsumuar vetëm ujë, trupi i njeriut mund të qëndrojë 1 ose 2 muaj pa ushqim, kjo varet nga rezistenca e trupit. Ndërsa koha më e gjatë që njeriu mund të rezistojë pa gjumë është 11 ditë. Pas një eksperimenti të kryer, një person i cili kishte qëndruar për 11 ditë zgjuar ishte i hutuar, kishte halucinacione dhe harroi çfarë ishte duke bërë. Studimet tregojnë se duhet të kalojnë 4-15 muaj në mënyrë që personi të rimarrë veten.
Rreth 90% e sëmundjeve shkaktohen ose komplikohen nga stresi. Stresi me të cilin përballeni çdo ditë mund të rrisë mundësitë për të pësuar depresion, presion të lartë gjaku apo dhe sëmundje të zemrës. Koka e njeriut qëndron gjallë edhe 15 ose 20 sekonda nga momenti që shkëputet nga trupi. Mendohet se prania e gjakut në kokë është ajo që e mban dikë gjallë disa sekonda pasi koka është shkëputur nga trupi i tij. Përgatiti: Elena Beta


