Si shfaqet obeziteti?

Obeziteti prek 25% të meshkujve dhe 18% të femrave. prevalenca e obezitetit ndryshon nga mosha, pra rritet me rritjen e moshës, niveli kulturor dhe etnia. Kjo do të thotë që në shoqëri të ndryshme, obeziteti shfaqet në mosha dhe kategori të ndryshme.

obeziEkzaminimet e obezitetit nisen nga disa faktorë: koha e fillimit të shtimit të peshës, faktorët shpërthyes, sëmundjet bashkëshoqëruese, numri i shtatzënive, numri i lindjeve, pesha e lindjes së fëmijëve, pesha e fituar gjatë shtatzënisë pesha e mbetur pas shtatzënisë, histori familjare për obezitet.

Ekzaminimet laboratorike për obezitetin janë: glicemia esëll (sheqeri në gjak), lipidograma (yndyrnat në gjak), azotemia dhe kreatinemia, uricemia, provat e heparit dhe transamonazat (analizat e mëlçisë), gjaku komplet me formulë, për sëmundjet bashkëshoqëruese bëhen hormohet e tiroides TSH FT4 dhe FT3 për të parë një hipotiroidizëm (mungesa e hormoneve të tiroides), kortizolemia dhe kortizoli i lirë në urinë për të parë për sindromën Cushing (shtim i kortizolit në gjak) dhe hiperinsulinizmi organik (masë në gjendrën e pankreasit që prodhon më shumë insulinë)./ Shëndet+

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik