Nëse edhe ju jeni njëri nga ata njerëz që vazhdimisht dyshon nëse vezët që konsumoni janë të shëndetshme dhe organike, ky postim do t’ju ndihmojë që t’i dalloni ato. Sekreti qëndron në ngjyrën e verdhë të vezës, kështu që kushtojini rëndësi asaj kur të vendosni të gatuani një vezë.
Nëse ngjyra e saj është portokalli e fortë, atëherë kjo tregon se veza është me të vërtetë e shëndetshme dhe përmban të gjitha vlerat ushqyese që kemi përmendur për vezën. Nga ana tjetër, nëse e verdha e vezës ka ngjyrë portokalli të çelur në të verdhë, kjo tregon se kjo vezë është krijuar nga një pulë e cila nuk është ushqyer siç duhet dhe veza nuk i përmban të gjitha vlerat ushqyese sa një vezë e shëndetshme.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohelath


