Si ta hidratojmë lëkurën

hidratim 2

New York – Vetëm dhjetë minuta përkushtim në ditë mund ta mbajë lëkurën të shkëlqyeshme dhe të shëndetshme në vite.

Hapi i parë: Pastroni fytyrën tuaj duke përdorur një pastrues special për fytyrën dhe një cohë fytyre, të butë.

Hapi i dytë: Vendosni një sasi të vogël të kremit të fytyrës në gishtin e vogël, atë të unazës dhe të mesit. Evitoni përdorimin e gishtit të madh dhe atij tregues pasi ata mund të tërheqin lëkurën delikate.

Hapi i tretë: Ushtroni presion të lehtë me mollëzat e gishtave të të dyja duarve dhe masazhoni kremin në mënyrë delikate, me drejtim nga jashtë.

Evitoni kontaktin me zonën përreth syve e cila është më delikate dhe kërkon një trajtim speci?k me krem sysh.

Hapi i katërt: Përhapni kremin me delikatesë në zonën e qafës, mjekër, zonën përreth gojës dhe mollëza duke përdorur lëvizje rrethore në drejtim të kundërt me lëvizjen e orës. Mos e tërhiqni lëkurën!

Këshilla për përkujdesjen e lëkurës

Përdorni gjithmonë hidratues ose serum në lëkurën e pastruar dhe të tharë mirë

Pastroni mirë duart përpara përdorimit, për të evituar transferimin e baktereve

Përdorni gjithmonë mollëzat e gishtave për të përhapur produktin, me veprime delikate dhe ‘shtypje’ të lehta

Evitoni gjithmonë fërkimin për përhapjen e kremit dhe mos ushtroni asnjëherë presion, veçanërisht në zonën përreth syve

Serumi përhapet me pika dhe gjithmonë aplikohet përpara aplikimit të hidratuesit

Kur ju t’i jepni lëkurës suaj përkujdesjen e duhur, ajo do ta tregojë atë, këshillon Avon. Mbani mend, një dietë e shëndetshme, ushtrime dhe pirja e një sasie të madhe uji do ta ndihmojë pamjen e lëkurës suaj. Duke u kujdesur për lëkurën tuaj ajo do t’ju shfaqi rezultatet që ju prisni prej saj.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer