Si ta mjekoj mykun e gojës?

dermatologjiaGjyshja ime vuan nga myku i gojës: gjuhën e ka të skuqur me disa puçrra të bardha dhe i djeg shumë. Ka marrë antibiotikë, por nuk i kanë bërë efekt. Ajo është 71 vjeçe. Ju lutem, më rekomandoni se si mund të mjekohet.

Nga mjekja Joana Millo:

A ka bërë gjyshja një mbjellje të mykut para përdorimit të antibiotikut? Kjo do të na ndihmonte të kuptonim nëse antibiotiku ka vepruar. Mbjellja i vë emrin llojit të mykut dh etregon se me cilin bar mund të mjekohet. Këtë do ta rekomandoja si hap të parë. Nëse gjyshja sapo ka mbaruar trajtimin me antibiotik, të lutem të pressh 1 javë, pastaj të procedosh. Në farmaci mund të pyesësh ndërkohë për pomada që lehtësojnë djegiet e gjuhës që t’i përdorë përkohësisht deri në sqarimin e situatës.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni