Kryefaqja Të rinjtë Si ta nxisim vullnetarizmin sot?

Si ta nxisim vullnetarizmin sot?

0
Shpërndaje

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit 5 Dhjetor 2019, dhe punës së vazhdueshme në fushën e vullnetarizmit prej tashmë 10 vitesh, organizata Përtej Barrierave në bashkëpunim me World Vision Shqiperi dhe Kosove, organizuan sot më datë 10 Dhjetor 2019, aktivitetin me titull “Si ta nxisim vulnetarizmin sot?”. Ky event i mbajtur në Tiranë, me pjesëmarrjen e 24 organizatave të shoqërisë civile, përfaqësuesve të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, World Vision Shqipëri dhe Kosovë, RYCO dhe Kongresit Rinor Kombetar, synoi ti ri-kthejë vëmendjen tematikës së vullnetarizmit, duke mbledhur së bashku disa nga aktorët dhe mbështetësit kryesorë të shoqërisë civile dhe institucioneve publike, në një platformë diskutimi.

Znj. Ana Mullanji- Drejtoreshë e Pertej Barrierave në fjalën e saj të hapjes i njohu të ftuarit dhe pjesëmarrësit me eksperiencën e organizatës në fushën e vullnetarizmit ndër vite, duke vënë theksin në sfidat e hasura dhe më së shumti në ato momentale pas aprovimit të ligjit të vullnetarizmit në vitin 2016. Gjithashtu ajo theksoi se rëndësia e implementimin të vullnetarizmit të strukturuar është një shtyllë e rëndësishme për zhvillime konkrete sipas rregullave dhe procedurave të harmonizuara dhe në nivel europian dhe se është momenti për ti ri-kthyer vëmendjen e merituar një fushe si vullnetarizmi e cila për fat të keq ka mbetur tashmë në një stanjacion gjatë 3 viteve të fundit dhe duket se dhe koncepti i vullnetarit është transformuar dhe keq-perdorur disi këto vite! 

Znj. Mullanji gjithashtu theksoi se përmes projetit ROUTE WB6 të implementuar nga 6 organizatat rajonale të rrjetit SEEYN dhe me partneritenin e RYCO-s, kemi hapësirën dhe mundësinë për të ndryshuar diçka në këtë fushë, duke promovuar dhe praktikuar vlerat dhe parimet e vullnetarizmit të strukturuar dhe duke nxitur organet vendore vendimmarrëse dhe politikëbërëse në rregullimin dhe mirë zbatimin e Ligjit të Vullnetarizmit në vend.

Me pas fjalen pershendetese e mori z. Juljan Papaproko – Drejtues i programit te rinise ne World Vision, i cili theksoi rendesine e vullnetarizmit ne praktikat e WV Shqiperi si dhe sfidat qe ata hasin ne implementimin e programeve vullnetare te organizuara. Pas nje eksperience disa-vjecare ne punen me femijet dhe te rinjte, z. Papaproko theksoi se duhet të vlerësohet kontributi vullnetar që ndihmon në ndërtimin e komuniteteve gjitheperfeshirese, por dhe në nivel personal ky kontribut sjell kënaqësi dhe pozitivitet.

Takimi vazhdoi me nje prezantim te te dhenave te grumbulluara nga Pertej Barrierave ne kuader te projektit ROUTE WB6, ne te cilin jane pyetur permes nje pyetesori online, organizatat e shoqerise civile rinore dhe jo vetem, dhe Bashkite ne vend. 58 organizata dhe 55 Bashki ne rang vendi i jane pergjigjur pyetesorit me 12 pyetje te fokusuar ne njohurite e tyre mbi rregullat e procedurat e vullnetarizmit, njohjen e ligjit te vullnetarizmit (Ligji 45/2016).

Gjetjet e ketij pyetesori u prezantuan nga znj. Irena Topalli- Menaxhere e Programeve ne Pertej Barrierave. Pervec shifrave dhe perqindjeve te pyetesorit ajo e vuri theksin ne mungesen e madhe te informacionit si nga OSHC-te ashtu dhe nga Bashkite persa i perket vullnetarizmit ne parim dhe praktike. Pyetesori nxorri ne pah se OSHC-te dhe Bashkite kane nje mungese te theksuar informacioni mbi Rregullat e Procedurat, Kodin e Etikes, Kontraten e Vullnetarit, dhe vecanerisht mbi ekzistencen e nje Ligji mbi Vullnetarizmin apo cfare konkretisht rregullon ai. Mungesa e praktivave te meparshme ne organizata e bashkie shihet si nje sfide ne implementimin e ketij ligji. Njekohesisht nder gjetjet jane dhe fakti qe shume nga OSHC-te e perfshira poohojne se per mungese fondesh e kane te pamundur te pajisin vullnetaret me siguracion sic kerkohet ne ligj. Studimi do te publikohet se shpejti ne faqen e Pertej Barreierave ku te gjithe te interesuarit mund te shohin me ne detaje gjetjet kryesore. 

Po ashtu nga te dhenat e pyetesorit, del ne pah se ka nje nevoje te madhe per trajnim dhe informacion specifik mbi vullnetarizmin dhe cfare quhet nje vullnetar. Permes pergjigjeve te pyetesorit, u pa se disa organizata ngaterrojne vullnetarin/en me pjesemarresin ne nje event. Ceshtja e siguracionit te vullnetareve e evidentuar si problematike nga pyetesori, nje kerkese kjo e ligjit specifik, po ashtu u be pjese e nje debati te metejshem mes te ftuarve ne aktivitet.

Pas ketij prezantimi, aktiviteti vazhdoi me nje Panel Diskutimi me titullin ‘Si ta nxisim vullnetarizmin sot- Sfidat dhe Mundesite”. Ne kete panel te ftuar ishin:

  • Znj. Anila Bilero-Juriste prane Shërbimit Kombëtar të Punësimit
  • Znj. Suela Kusi- Kordinatore e projektit ROUTE WB4 ne RYCO
  • Znj. Dafina Peci- Sekretare Përgjithshme e Kongresit Rinor Kombetar
  • Znj.Sedika Fushekati – Drejtoreshë e Njerez dhe Kultura World Vision

Te ftuarit e ketij paneli diskutuan dhe ngriten pikepyetje dhe sfidat qe ato hasin ne implementimin e programeve vullnetare, si dhe ne zbatimin e Ligjit te  Vullnetarizmit nga ana institucionale. Znj Bilero nag SHKP theksoi se sivjet gjate Korrik – Gushtit 2019 kane dale disa nga Aktet Nenligjore te ligjit te vullnetarizmit si Libreza e Vullnetarit, regjistri i vullnetarit dhe Kodi i Etikes. Ajo gjithashtu shpjegoi kuptimin e sigurimit te jetes ne rast aksidentesh dhe se si kjo perben tashme nje sfide dhe per vete SHKP-ne ne menyren e aplikimit, si dhe hapat qe institucioni po merr per ta rregulluar ate. 

Te ftuarit e tjere u ndalen ne rendesine e vullnetarizmit rajonal, ku znj Suela Kusi- Menaxhere e projektit ROUTE WB6 ne RYCO tha se eshte mjaft e rendesishme qe event si ky ti kthejne vendjen kesaj tematike dhe se me suportin e ketij projekti do te mund te bejme ndryshime konkrete jo vetem ne perceptimin e vullnetarizmit por ne dhe influencimin e rregullimin e politikave ekzistente ne te mire te rregullimit dhe promovimit te vullnetarizmit. Ajo u ndal gjithashtu ne rolin qe RYCO ka ne kete fushe te vullnetarizmit ne rajon si dhe ne risine qe vete projekti ROUTE WB6 sjell. Nga viti 2020 projekti do te hape skemen e nen grantimeve ne menyre qe tu jape nje mundesi organizatave ne rajon te bashkepunojne ne programin e pare pilot te vullnetarizmit rajonal. Ky program do te testohet vitin e ardhshem dhe do tu mundesoje te rinjve nga rajoni i Ballkanit Perendimor te bejne vullnetarizem ne 6 vendet partnere te RYCO, dhe te kene keshtu nje mundesi me shume per te njohur vendet dhe kulturat fqinje, me synim promovimin e nje bashkejetese ne paqe, sikurse dhe te nxise pajtimin ne rajonin tone. 

Znj. Sedika Fushekati nga WV Shqipëri shpjegoi experiencën e WV në menaxhimin e grupeve vullnetare të quajtuar grupet IMPACT dhe se si është e vështirë për ta në mënyrë procedurale kryerja dhe përmbushja e detyrimeve kundrejt vullnetareve, siç janë sigurimi dhe rimbursimi i shpenzimeve. 

Më tej znj. Dafina Peci- Sekretare e përgjithshme e KRK tha se vetë Kongresi nuk ka një eksperiencë të madhe në këtë fushë por ajo përbën një nga shtyllat e punës në KRK dhe është tepër e rëndësishme të mbledhim gjithë aktorët bashkë dhe të nxisim rregullimin e vullnetarizmit. 

Një sërë pyetjesh e diskutimesh mes përfaqësuesve të organizatave të ndryshme prezente, pasuan panelin e diskutimit, takim i cili patjetër që nuk do të jetë i fundit. Në përfundim PB prezanoi dhe Kodeksin e vullnetarizmit rajonal, një dokument i cili synon të promovoje vlerat, praktikat e mira dhe standardet  e vullnetarizmit në nivel rajonal. Përtej Barrierave në bashkëpunim me partnerët janë të motivuar të vazhdojnë punën e mëtejshme dhe të kontribuojnë në rregullimin e këtyre problematikave të fushës së vullnetarizmit.

Ky event u organizua nga Përtej Barrierave me mbështetjen e World Vision Shqipëri dhe është pjesë e fushatës së projektit ROUTE WB6 të mbështetur financiarisht nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme, i cili implementohen në bashkëpunim me 6 organizata të Ballkanit  Perëndimor (pjesë të rrjetit SEEYN) dhe në partneritet me RYCO- zyra qendrore në Shqipëri. 

Fotot e eventin mund t’i gjeni në këtë link https://www.facebook.com/pg/PertejBarrierave/photos/?tab=album&album_id=1180416368821914

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here