Si ta parandalojmë dhimbjen e shpinës

Nga mjekja Entela Labaj

1. Mënyra më e mirë për të parandaluar dhimbjen e shpinës konsiston në të mosqëndruarin kurrë as plotësisht të relaksuar dhe as shumë të ngrirë

2. dhimbje shpineGratë duhet të përdorin këpucë me taka të ulëta, sidomos kur punojnë në ndonjë vend që duhet të rrinë në këmbë

3. Kush vuan nga dhimbja e shpinës, nuk duhet të flejë përmbys

4.Një krevat tepër i butë mund të japë dhimbje shpine dhe sidomos një dyshek i butë që epet në qendër, është i rrezikshëm

5. Një përkulje e trupit kur punohet me këmbë drejt, është një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjeve të shpinës

6. Një qëndrim në karrige shtrirë pa e mbështetur mirë shtyllën kurrizore në mbështetësen e karriges ose përkulur duket relaksuese për momentin, por është shumë e lodhshme për muskujt e shpinës

7. Asnjëherë nuk duhen ngritur pesha të rënda vetëm pa ndihmën e një personi tjetër

8. Nuk duhet përkulur asnjëherë shpina për të ngritur një objekt nga toka

9. Nëse do të transportohet një ngarkesë e rëndë, nuk duhet sistemuar në një çantë dhe në njërën dorë, por në dy çanta dhe në të dyja duart, për të bërë një balancim

 

 

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani