Si ta përdorni lëkurën e bananes

Kur është fjala për frutat, bananet janë të shëndetshme, të pasura me vitamina, dhe kalium. Konsumimi i rregullt i bananes ju ndihmon të luftoni radikalet e lira, zvogëlon enjtjet dhe mban sistemin nervor të shëndetshëm. Bananet parandalojnë osteoporozën, sëmundjet e veshkave dhe diabetin.

banane wwPërveç përfitimeve që mund të merrni nga banania si frut, mund të përfitoni edhe nga lëkura e saj.

Si zbardhues për dhëmbët: kjo është mënyra më e thjeshtë dhe pa kosto për të pasur buzëqeshje vezulluese.

Pastrues për mobiljet: mund të kurseni lekë duke përdorur lëkurën e bananes si një pastrues për mobiljet e lëkurës, për këpucët, duke e përfunduar lustrimin me një leckë.

Kuron aknet: lëkura e bananes është e pasur me antioksidantë dhe mund t’ju ndihmojë të elëminoni aknet në lëkurë. Një pjesë lëkure të bananes fërkojeni në fytyrë për 1 minutë. Përsëriteni këtë trajtim 3 herë në ditë derisa gjëndja e lëkurës të përmirësohet.

Lufton irritimin e lëkurës nga pickimet e insekteve: lëkura e bananes është e mbushur me ushqyes  të cilat japin efekte në lehtësimin e dhimbjeve, kruarjeve apo thumbimeve nga insekte të ndryshme.

Antirrudhë: banania është një hidratues shumë i mirë i lëkurës. E ushqen atë, e mban të butë dhe redukton rrudhat./ Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit