Depilimi është një mënyrë efektive për të hequr qimet e padëshiruara. Trajtimi i depilimit ndryshon në bazë të zonës që do të depiloni si krahët, këmbët, fytyrën, bikinin etj. Pavarësisht zonës, depilimi të jep shumë dhimbje dhe ju duhet të përgatitni fillimisht lëkurën, ky është hapi i parë, shumë i rëndësishëm në procesin e depilimit. Këtu do të paraqesim disa mënyra se si ta përgatisni lëkurën për depilim pa pasur dhimbje:
Shqyrtoni lëkurën: kontrollini lëkurën që mos të ketë acarime nga aknet ose dielli. Nëse doni të depiloni pikërisht këto zona, prisni deri sa ato të jenë shëruar sepse dhimbja do të jetë shumë e madhe.
Mbuloni nishanet me ngjitës: dylli nuk duhet të prekë zonat me nishane sepse do të shkaktojë irritim të tyre dhe probleme shumë serioze.
Kontrolloni gjatësinë e qimeve: gjatësia më e mirë e qimeve për të mos pasur dhimbje është 13-19 mm. Sa më të gjata të jenë qimet, aq më shumë dhimbje do të keni.
Pastroni lëkurën që doni të depiloni: përdorni sapun të butë për të pastruar zonën që doni të depiloni. Shmangni përdorimin e ujit të nxehtë sepse do të irritojë lëkurën. Këshillohet të laheni me ujë të ftohtë.
Shtresoni lëkurën: përdorni një skrab për të hequr lëkurën e thatë dhe qelizat e vdekura. Kjo gjë shmang irritimin e lëkurës nga depilimi.
Përdorni pilula: merrni pilula anti-inflamatore gjysmë ore para depilimit. Këto pilula reduktojnë dhimbjen dhe shmangin enjtjen dhe irritimin e lëkurës (por bëni mirë të mos e ekzagjeroni me to).
Përdorni krem hidratues pas depilimit: kjo është shumë e rëndësishme për ta mbajtur lëkurën e butë. Mund të përdorni edhe vaj kokosi në vend të kremit hidratues.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


