Si ta përgatisni në shtëpi vajin e rozmarinës?

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj

Për përgatitjen nevojiten: vaji i rozmarines

  • 1 filxhan me gjethe rozmarine
  • 2 filxhan vaj i çfarëdoshëm
  • kulluese
  • vazo qelqi hermetike

Përgatitja:

  1. Ndajini gjethet e rozmarinës nga kërcelli dhe mbushni një filxhan me gjethet e saj.
  2. Në një tenxhere vendosni 2 filxhan vaj luledielli dhe gjethet e rozmarinës, dhe i lini të ziejnë në temperaturë shumë të ulët për 6 orë.
  3. Pas 6 orësh lëreni masën të ftohet në enën ku është përgatitur dhe më pas me anë të një kullueseje vendoseni vajin e përftuar në një vazo qelqi.
  4. Në këtë mënyrë është gati për përdorim.

Përdorimi i vajit të rozmarinës:

Hidhni një pikë vaji në dorë, fërkojini duart bashkë dhe mbuloni hundën dhe buzët me to për rreth 2 minuta. Kjo bëhet për të pastruar rrugët e frymëmarrjes.

Kur jeni me grip, masazhoni pjesën e fytit, me vaj, një herë në disa orë.

Kur keni dhimbje koke, vendosni 2 pika vaj në duar dhe masazhoni pjesën e ballit.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme