Si ta ruajmë ngjyrën e errët të lëkurës

Mbajtja e ngjyrës së plazhit është sfida e femrave sidomos. Sipas një studimi të kryer së fundmi, ngjyra e bronztë që merr lëkura gjatë verës zbehet dhe zhduket për një kohë më të shkurtër sesa ajo që është dashur për ta fituar.

floke plazhStudiuesit britanikë thonë se përtej bukurisë, ngjyra e lëkurës është një mekanizëm mbrojtjeje që shfaq vetë organizmi. Ky i fundit, i gjetur nën rrezet ultravjollcë të diellit, reagon duke u mbrojtur me nxirjen e lëkurës.

Ekspozimi i lëkurës nën dritën e diellit stimulon prodhimin e melaninës, një substancë pigmenti, e cila filtron rrezet ultravjollcë, duke formuar një lloj barriere mbrojtëse për vetë lëkurën.

Sipas studiuesve, lëkurës i duhen tri ditë për të ngritur këtë lloj barriere.

Si një mekanizëm mbrojtjeje, nxirja e lëkurës duhet “ndihmuar” edhe nga vetë ne, sidomos në ditët e para nën rrezet e diellit.

Rrezet ultravjollcë janë dy llojesh: UVA e UVB. Ato kanë forcë dhe intensitet të ndryshëm. Të parat hyjnë në thellësi dhe “ndezin” prodhimin e melaninës, ndërsa të dytat janë më sipërfaqësore (shkaktojnë djegiet).

Për të ruajtur ngjyrën e marrë gjatë pushimeve, specialistët këshillojnë mbrojtjen e lëkurës që në ditët e para me kremra solarë. Hapi i dytë është ushqyerja, pjesë e të cilës duhet të jenë patjetër frutat dhe perimet e stinës. Ndërsa hapi i tretë ka të bëjë me kujdesin ndaj lëkurës. Përdorimi i kremrave hidratuese pas banjës është i domosdoshëm pas përfundimit  të periudhës së plazhit.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer