Përgatiti: Elena Beta
Nëse doni të shikoni më shumë rezultate nga stërvitja që bëni në palestër, nëse doni të shtoni masë muskulare dhe të humbisni peshë, kombinimi i ushqimit dhe ushtrimeve është zgjidhja e duhur.
Ushqimet e pasura me proteina mund t’ju ndihmojnë ta arrini më shpejt qëllimin tuaj, prandaj ju rekomandojmë të shtoni në dietën ushqimore: mollë, spinaq, panxhar, lakër jeshile, manaferra, dardha. Nëse i merrni për bazë këto këshilla dhe stërviteni si duhet, do të shikoni ndryshime.
Hani arra- arrat janë pasura me omega-3 dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe rrisin energjinë. Disa kokrra arra, bajame apo lajthi mund të kenë efekte pozitive nëse konsumohen përpara stërvitjes. Kini kujdes, pasi nuk duhet ta teproni me sasinë.
Hani perime- konsumoni karrota, selino, brokol, kastravec përpara se të filloni stërvitjen dhe do të keni më shumë energji gjatë stërvitjes.
Mbani fruta dhe perime të ngrira- konsumimi i frutave dhe perimeve ( të freskëta ose të ngrira) ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe nxit muskujt të punojnë më mirë.
Mbani gjithmonë fruta në çantë- nëse ndiheni të uritur, mund të hani diçka jo shumë të lartë në kalori, si psh. një banane mesatare ose një mollë që keni me vete. Mos lejoni që uria t’ju bëjë të hani ç’t’ju dalë përpara.
Shmangni patatet e skuqura- patatet e skuqura nuk janë ushqim i shëndetshëm, kjo është arsyeja pse nuk duhet t’i keni pjesë të dietës.
Kontrolloni racionet- çdo gjë duhet të konsumohet në masën e duhur pa e tepruar dhe rezultatet do të jenë të kënaqshme. Është mirë të hani sasi të vogla ushqimi, pasi kjo do t’ju ndihmojë të mbani metabolizmin nën kontroll .


