Si të bëhesh një grua tërheqëse me disa hapa të thjeshtë

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Tërheqja është kombinimi perfekt i përbërësve që lëshojnë kiminë. Nuk është gjithmonë e nevojshme të jeni të trukuar në mënyrë perfekte, me fustanin e duhur për të nxitur tërheqjen. Ndonjëherë është vetëm një qëndrim i vogël, një vështrim që mund t’ju bëjë shumë atraktivë dhe të shkaktojë shkëndijën tek personi që keni përballë.

Po, sepse tërheqja është fryt i një propozimi të vërtetë: ju jeni tërheqës për atë që propozoni dhe jo vetëm për atë që paraqitni. Të jesh i mrekullueshëm apo të vishesh me rroba intriguese nuk janë gjithmonë zgjidhja ideale për t’u dukur interesantë në sytë e të tjerëve. Shkurtimisht, tërheqja është ekuilibri i duhur midis kimisë dhe qëndrimit.

Ndiqni këshillat tona!

Siguria

Nuk ka asgjë më erotike dhe tërheqëse sesa një grua që ka guximin të shfaqë idetë dhe qenien e saj. Kur ndiheni të lirë për të shprehur forcën, energjinë dhe guximin, ju shfaqni një atmosferë ndryshe nga të tjerët, një ndjenjë të bukurisë së lindur.

Ngjyrat

Ngjyrat janë thelbësore në jetë: zgjidhni tonalitetet që mund të nxjerrin në pah dhe shkëlqejnë lëkurën, si dhe nuancat të cilat theksojnë tiparet tuaja. Por kujdes, shmangni mbingarkesat:mbani mend se më pak është më shumë,është rregulli i vetëm i elegancës autentike. Sepse të guxosh nuk do të thotë të harrosh shijen e mirë.

Buzëqeshja

Një buzëqeshje e shkëlqyer, edhe pse jo mjaft e përsosur,është në gjendje t’ju bëjë menjëherë tërheqës. Kjo është një çështje e shkencës: buzëqeshja lëviz muskujt e fytyrës, e cila nga ana e saj stimulon endorfinën që ju bën të ndiheni më mirë, dhe kështu jeni më të gatshëm dhe të lirë.

Besimi

Gjithkush e di se vetëbesimi është një katalizator i vërtetë për tërheqjen e të tjerëve: sigurohuni që ta kënaqni këtë ndjenjë.

Qëndrimi

Një tjetër sekret qëi bën gratë më tërheqëse është qëndrimi: qëndroni drejtë, me shpatulla të gjera dhe ndihuni zot i hapësirës që ju rrethon, kjo ju bën të fitoni të gjithë ata që ju shikojnë.

Shikimi

Shikimi është arma tërheqëse më e fuqishme,sepse ju mund të dërgoni mijëra sinjale përmes syve. Dhe mos harroni: Meshkujt nuk e vërejnë nëse sytë janë të lyer, por vërejnë dritën që buron nga sytë tuaj.

Tërheqës bëhesh

Një rregull i fundit: I bukur lind, ndërsa tërheqës bëhesh. Nuk është e mundur të ndryshohet trashëgimia gjenetike, por është vetëdija e vlerës së saj për të bërë ndryshimin.

 Burimi: Donnamoderna.com / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara
Ministrja e Shëndetësisë: Nga shtatori, Check-Up mund ta bëjë çdo qytetar mbi moshën 35 vjeç
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur