Si të dalloni cilësinë e vajit të ullirit ekstra të virgjër

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Vaji i ullirit është cilësuar si një nga mrekullitë e natyrës për shkak të vlerave të larta ushqyese që mbart. Duhet të keni parasysh që cilësia e vajit të ullirit është thelbësore për të përftuar këto benefite shëndetësore. (Lexoni -Ja pse duhet të filloni të konsumoni 1 lugë vaj ulliri çdo ditë).

Ja si të dalloni nëse vaji i ullirit që keni blerë është ekstra i virgjër:

vaj_ulliri2Paketimi: kjo është një pikë shumë e rëndësishme për të treguar cilësinë e vajit. Vaji i ullirit i një cilësie të lartë duhet të paketohet në shishe qelqi të errët ose në kuti teneqeje. Kjo për arsyen se vajit të ullirit nuk duhet t’i bie drita sepse e humbet cilësinë e tij. Vaji i ullirit në shishe plastike nuk mund të jetë vaj i një cilësie të mirë. (Lexoni- 4 rastet kur nuk duhet përdorur asnjëherë vaji i ullirit).

Aroma: vaji i ullirit ekstra i virgjër ka aromë të fortë dhe karakteristike ullinjsh. Sa më e fortë të jetë shija e vajit të ullirit aq më të shumta janë përfitimet që sjell ai.

Ngjyra: vaji i ullirit ekstra i virgjër duhet të ketë ngjyrë jeshile të fortë. Ngjyra e fortë tregon përmbajtje të lartë klorofili dhe antioksidantësh. Nëse ngjyra e vajit të ullirit është e zbehtë apo e ngjashme me atë të vajrave të tjerë tregon se ky vaj është holluar me vajra të tjerë, megjithëse jo në të gjitha rastet ndodh kjo gjë.

Proçesi i përpunimit: është një pikë shumë e rëndësishme për të treguar se çfarë cilësie ka ky vaj. Proçesi i përpunimit ndikon në 60% të vajit. Aciditeti i vajit duhet të jetë i ulët, por vaji i ullirit që ka shihe pak të hidhur dhe djegëse është më i miri për të trajtuar një sërë sëmundjesh.

Burimi: Healthy Natural World

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi