Si të dalloni meningitin? Mjekja: Kujdes temperaturën dhe pikat në lëkurë

Shefja e shërbimit të pediatrisë infektive, Profesoreshë Xhorxhina Kuli shpjegoi se situata me meningitin nuk është alarmante, pasi raste me meningit ka pasur gjithmonë.

Ai shfaqet kryesisht pasi fëmija apo një i ri ka kaluar një gjendje virale.

“Do të thosha që ne meningit kemi pasur dhe do të kemi, më i shpejti, ai që nuk të lë kohë të marrësh vendime, është meningiti meningokoksik. Zakonisht shfaqet pas virozëve. Meningokoku ndodhet kudo në natyrë, ne nuk e shmangim dot dhe ai është në të gjitha vendet. Problemi është që kur ke mukoza të paprekura, mund të biesh në kontakt dhe vetë trupi i bën një barrierë që nuk e lejon të kalojë në qarkullimin e gjakut apo në tru. Në momentet që këto mukoza prishen, që kalon një grip, mund të shfaqen shenjat e meningitit”, shpjegon mjekja.

Sipas Prof. Kulit, nënat duhet të jene shumë të kujdesshme për të dalluar shenjat e para.

“Nëse e diagnostikojmë herët, shpëtimi është 100%, nëse 12-24 orë, vihet në pikëpyetje ecuria e sëmundjes. Prindërit duhet të jenë vigjilent nëse shohin temperaturë të fëmijës dhe veçanërisht duhet të kenë mendjen nëse shohin pika në lëkurë”, thotë Kuli për TCH.

Të alarmuar nga dy rastet e Durrësit, të cilët u evidentuan brenda një harku kohor të shkurtër, prindërit kanë nisur të porosisin vaksina në vendet fqinje me ne. Por, sipas Kulit nuk ka emergjencë, me përjashtim të rasteve kur fëmija ka probleme të gjakut, bën kimio apo ka imunitet të kompromentuar.

Prof. Kuli këshillon prindërit të bëjnë kujdes, pasi nëse e siguroni në rrugë private kërkon kushte të posaçme.

Postime të ngjashme

13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë