Si të dalloni nëse shalqiri ka përmbajtje të lartë nitrati?

Sezoni i një nga frutave më të dashura të stinës së verës, shalqirit, nisi dhe po vijon me debatet e shumta të konsumatorëve mbi nivelin e përmbajtjes së nitrateve. Prej kohësh qarkullon lajmi se shalqinjtë në vend kanë përqindje të larta nitrati, shumë herë më larta nga ç’lejohet.

Tepria e kimikatit në këtë frut kthehet në substancë helmuese në momentin që hyn në trup dhe shkakton helmim. Simptomat më të rëndomta të helmimit nga shalqiri janë marramendja, të përzierat dhe spazmat në stomak.

Ish Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në një reagim publik ka shprehur shqetësimin mbi këtë fenomen shqetësues. Ai ka ndarë për konsumatorët një metodë të thjeshtë se si mund të dallojnë në shtëpi nëse ka shalqiri ka përmbajtje të lartë nitrati.

Metoda që rekomandon ish ministri i Bujqësisë  konsiston në futjen e një cope tuli në një tas me ujë në temperaturë dhome. Nëse ka përmbajtje të lartë nitrati, uji do të marrë ngjyrë rozë të ndezur.

Merrni nje copë tuli shalqiri pa fara dhe futeni në nje tas me ujë. Lëreni per 10 minuta! Nese uji ngjyroset ne rozë, atëherë shalqini ka nivele të larta nitratesh. Nese uji mbetet pa ngjyrë, shalqini është në rregull. Po kështu, nëse copa lundron në sipërfaqe dhe nuk fundoset, shalqini eshte në rregull….

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha