Diarreja është një përvojë e pakëndshme për të gjithë, por në qoftë se vuani nga periudha të shkurtra të vazhdueshme ose të ndërprera të diarresë pasi hani, ajo mund t’i bëjë vaktet e ngrënies një problem stresues.
Disa nga shkaqet e mundshme të diarresë pas një vakti, ose “diarre pas darkës”, janë një infeksion viral ose bakterial, të shkaktuara nga intoleranca ndaj laktozës, helmimi me ushqim, dhe madje edhe stresi. Nëse vuani nga një gjendje kronike si sëmundja e zorrëve, ose keni pasur një operacion bajpas të stomakut, ju gjithashtu mund të prjetoni diarre menjëherë pasi të konsumoni vaktin e darkës.
Simptomat e para të diarresë mund të jenë dhimbje barku pasi të hani. Kjo mund të ndodhë për disa minuta apo disa orë pas përfundimit të vaktit tuaj.
Fatmirësisht, ka shumë trajtime natyrore për të lehtësuar simptomat e diarresë.
Ushqimet e rekomanduara: konsumoni supë dhe lëngje, hani ushqim të lehtë të bazuar në ushqimet që përmbajnë pektinë (boronica, molla, banane) dhe kompensoni kaliumin e humbur.
Mjekët popullore këshillojnë që për të ndaluar diarrenë është mirë të konsumohet shumë ujë, pak i vakët, në mënyrë që të treten helmet dhe të lahet zorra e trashë. Më pas, me marrjen e një apo dy kokrrave ilaç, ajo ndalohet.
Përdorimi i ujit me rigon është një tjetër mënyrë efektive për të frenuar diarrenë. Rigoni është një dezinfektues natyral dhe ndihmon shumë në tretjen e ushqimeve si dhe nuk lejon fermentimin e shpejtë të tyre.
Pasi të keni zier një litër ujë, hiqeni nga zjarri dhe hidhni në të një lugë gjelle me rigon. Përgatitjen e lini për rreth 20 minuta, më pas e kulloni dhe uji pihet gjatë ditës. Gjatë kohës që jeni me diarre nuk duhet pirë alkool, nuk duhen ngrënë ushqime pikante, as fruta dhe perime, pasi treten me vonesë.
Burimi: healthyandnaturalëorld


