Si të eliminoni erën e këmbëve në kushte shtëpie

Aroma e keqe e këmbëve  është ndoshta një nga mundimet më të vështira dhe shumë njerëz e lidhin atë me higjenën e munguar vetjake. Në realitet, mungesa e pastërtisë nuk është fajtore.

Shocked man holding shoe

Shocked man holding shoe

Aroma e pakëndëshme e këmbëve, vjen si pasojë e baktereve që shfaqen atje ku gjejnë lagështi dhe pak acid. Njerëzit të cilët veshin këpucë të mbyllura  pa dashje krijojnë një mjedis të tillë për shkak të djersës  që shkaktohet në këmbë. Ka si ta trajtoni këtë problem në kushte shtëpie:

Sodë buke: Soda e bukës mund të përdoret si një ilaç natyral për të trajtuar erën e keqe të këmbëve. Bakteret nuk mund të jetojnë në një mjedis që është shumë alkaline. Soda e bukës është një nga alkalet e forta në shtëpinë tuaj.Vendosni sode buke në çorape para se t’i vishni, pluhuri i sodës do të thajë djersën dhe në këtë mënyrë do të mbajë këmbët të thata.

Lani këmbët me sodë buke: -në qoftë se ju mendoni se problemi juaj nuk është aq i rëndë sa për të vendosur sodë buke në çorape, lajini këmbët me ujë dhe dosë 2 herë në ditë.

Uthull : Uthulla ka përdorime të habitshme, gjithashtu mund të përdorni atë për të luftuar erën e  këmbëve. Bakteret nuk mund të jetojnë në një mjedis që ka shumë acid,kjo e bën uthull zgjidhjen ideale.  Nëse ju i vishni këpucët pa çorape, mund të mbani një shishe uthull me vete dhe ta aplikoni atë direkt në këmbët tuaja çdo një orë ose dy.

Kripë: shumë njerëz kanë zbuluar se kripa than lëkurën. Nëse hidhni një gjysmë gotë me kripë në një tas me ujë të ngrohtë dhe të lani këmbë për 20 minuta çdo ditë, ajo do të heqë  lagështinë e tepërt nga lëkura./Përgatiti për “Shëndet+” : Elena Beta

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit