Si të evitoni pickimet e mushkonjave

Pickimet e mushkonjave mund të bëhen tepër të bezdisshme kur shoqërohen me kruajtje dhe skuqje të lëkurës. Ja ku ta gjeni çelësin e shpëtimit!

Vajrat esencialë: Zakonisht vajrat janë përdorur për lehtësim nga pickimet e mushkonjave, si dhe për  problemet e tjera të lëkurës. Më të përdorurat janë vaji i rozmarinës, vaji i lisit, livando etj. Hidhni një sasi të vogël të vajit në ujë e më pas shpëlani vendin ku jeni pickuar nga mushkonjat.

Limoni ofron ndihmë efektive në lehtësimin nga kafshimet e insekteve. Edhe lëvoret e tij mund t’ju ndihmojnë. Bakteret dhe papastërtia mund të shkaktojnë infeksione, e këto mund të parandalohen duke dezinfektuar lëkurën me limon.

Qepa:  Për të hequr gjithë dëmin e shkaktuar nga kafshimi i mushkonjës, mund të përdorni një shtresë të qepës së papërpunuar. Vendoseni në lëkurën ku keni djegie. Më pas e shpëlani vendin me kujdes.

Soda e bukës me ujë: Përzieni pak sodë buke me ujë për të formuar një pastë. Ky ilaç i thjeshtë, që mund ta përgatisni në kuzhinën tuaj, është i dobishëm nëse jeni kafshuar nga mushkonjat. Nuk do të ketë ënjtje dhe djegie pasi ta aplikoni këtë pastë.

Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës