Si të flasim në “gjuhën e supermarketit “

Në vazhdim po ju jap shembuj përkufizimesh të disa etiketave apo reklamave, që juve mund t’ju interesojnë më tepër.

PA do të thotë se një produkt nuk përmban fare pak ose aspak sasi yndyre, yndyrë të ngopur, kolesterol, kripë, sheqer dhe\ose kalori.

Supermarket grua pazarKaq për qind pa yndyrë përdoret vetëm për produktet pa yndyrë ose me fare pak yndyrë. Gjithashtu, tregon sasinë e peshës së ushqimit që nuk përmban yndyrë. Për shembull, nëse një racion ushqimor peshon 100g dhe 2 prej gramëve vijnë nga yndyra, ai mund të quhet 98 % pa yndyrë.

I varfër do të thotë gjëra të ndryshme në rrethana të ndryshme:

I varfër në kalori: 40 kalori ose më pak për racion

I varfër në yndyrë: 3 g ose më pak për racion.i varfër në yndyra të ngopura: jo më shumë se 1 g për racion.

I varfër në kolesterol: më pak se 20 mg për racion.

I varfër në kripë: më pak se 140 mg për racion.

Termi i reduktuar i tregon blerësit se një produkt i caktuar është ndryshuar nga pikëpamja e vlerave ushqyese dhe përmban 25% më pak lëndë ushqyese apo kalori, se sa produkti i zakonshmë.

I lehtë do të thotë se produkti përmban 50% më pak yndyrë se sa produkti i zakonshëm, ose se kaloritë janë pakësuar me, të paktën,një të tretën e atyre që përmban produkti i zakonshmë. I lehtë mund të përdoret edhe për strukturën dhe ngjyrëne një ushqimi. Megjithatë, etiketa duhet të specifikojë këtë gjë.

Vlerat ditore në etiketat e vlerave ushqyese tregojnë se sa pjesë zë një produkt në dietën e përgjithshme ditore të një individi. Vlerat ditore japin shifra për yndyrën, yndyrën e ngopur, kolesterolin, kripën, karbohidratet, fibrën, vitaminat dhe kripërat minerale./ Elaine Magee

Postime të ngjashme

Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës