Si të flisni me fëmijët tuaj rreth koronavirusit

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Koronavirusi që u shfaq në Wuhan, Kinë dhe është përhapur në 36 shtete të tjera, ka ngritur dhe shumë pyetje: Sa do të zgjasë shpërthimi? A mund të ndalohet? A do të mund të gjejnë shkencëtarët një mënyrë trajtimi?

Këto pyetje nuk kanë ende përgjigje të qarta, duke e bërë të vështirë edhe për të rriturit që ta kuptojnë plotësisht situatën. Kjo pasiguri ka bërë që shumë prindër të vrasin mendjen se çfarë duhet t’u thonë fëmijëve të tyre.

Këshilla kryesore e specialistëve është: Qëndroni të informuar, ruani perspektivën dhe tregohuni të ndershëm.

Emocionet e fëmijëve ushqehen nga emocionet e prindërve. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të rriturit të qëndrojnë të informuar, në mënyrë që t’u përgjigjen pyetjeve të fëmijëve sa më mirë të jetë e mundur, por shmangni rënien në një situatë ankthi në lidhje me shpërthimin.

Të qenurit të informuar dhe të qënurit me ankth nuk janë e njëjta gjë.

Prindërit duhet ta përshtasin qasjen e tyre në varësi të moshës së fëmijëve të tyre, mënyrës se si ata e përpunojnë informacionin dhe ekspozimit ndaj lajmeve për virusin.

Duhet ta njihni fëmijën tuaj, a i ndihmon më shumë informacion që të përballen më mirë me situatën, apo i bën të ndihen më shumë në ankth?

Adoleshentët, që mund të jenë ekspozuar ndaj informacioneve të ndryshme online apo në shkollë, me shumë mundësi mund ta përballojnë një diskutim të sinqertë e të drejpërdrejtë. Ekspertët sugjerojnë t’i pyesni se çfarë mendojnë ata për shpërthimin dhe nëse janë të shqetësuar për diçka në veçanti, pastaj të ndani mendimet tuaja rreth situatës.

Për fëmijët më të vegjël, është e këshillueshme që të dëgjoni më shumë se sa të flisni. Zbuloni se çfarë dinë ata rreth sëmundjes dhe situatës së krijuar dhe se nga çfarë kanë më shumë frikë. Përpiquni t’u përgjigjeni çdo pyetje specifike që ata mund të kenë, sigurisht nëse dhe ju jeni të informuar me informacionin e duhur.

Mund t’i qetësoni fëmijët tuaj duke u treguar se doktorë dhe shkencëtarë në të gjithë botën po punojnë në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje dhe të kujdesen për personat që janë të sëmurë.

Por gjëja më e dobishme që mund të bëni për fëmijët e çdo moshe është t’u kujtoni atyre mënyrat e parandalimit dhe përhapjes së sëmundjeve dhe infeksioneve të çdo lloji si larja e shpeshtë e duarve dhe të mbulojnë tështitjet apo kollitjet.

Duke ditur se ka diçka që mund të bëhet, fëmijët do të ndihen më pak të pafuqishëm dhe më pak në ankth.

Burimi: Time

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit