Si të freskohemi në ditët e nxehta të verës?

Ja disa këshilla të dobishme sesi të freskohemi gjatë ditëve të nxehta të verës:

Futja optimale e lëngjeve në organizëm. Gjatë verës organizmi ynë, për shkak të djersitjes, humb më shumë lëngje sesa në ditët e dimrit, prandaj është e nevojshme që brenda ditës të bëjmë futjen optimale të lëngjeve.

vajza e vogel plazh qeshSa më shumë ujë natyral të pini aq më e shëndetshme është për ju

Ekziston një rregull i vjetër që thotë që duhet të pini 8 gota ujë në ditë, por nëse do të konsumonit më tepër, do të bënit aq më mirë. Uji, ju ndihmon të hidratoheni dhe të ndiheni më të lirshëm. Por kujdes, pini ujë natyral dhe jo të gazuar.

Lëngje frutash

Frutat jo vetëm shuajnë etjen, por kanë edhe cilësi të mahnitshme dhe janë të pasura me vitamina shumë të dobishme për trupin tonë. Konsumoni lëngje frutash të ndryshme, por të bëra vetë sepse lëngjet e gatshme kanë përmbajtje të lartë sheqeri. Lëngjet duhet të kenë sa më pak sheqer, sepse vetëm kështu nuk do të keni etje.

Çaj të ngrohtë

Zakonisht, tendenca është që pije të ndryshme të shoqërohen me shumë akull ose të jenë shumë të ftohta. Por në fakt, akulli nuk i bën mirë organizmit, i cili është i djersitur. Nëse do të konsumonit çaj të ngrohtë trupi juaj do të hidratohej më lehtë dhe do të ndiheshit më i freskët. Nëse nuk iu pëlqen çaji i tillë, mund ta pini edhe të freskët, por jo me akull. Çaji ka edhe një avantazh shumë të mirë, nuk ju shëndosh.

Stop pijeve të gazuara

Duket sikur largojnë etjen, por në fakt e shtojnë më tepër atë. Pijet e gazuara, sidomos kola, kanë në përbërjen e tyre shumë gaz dhe sheqer. Për më tepër, lëngjet me gaz, fryjnë stomakun, por edhe ndikojnë në formimin e celulitit.

Një gotë birrë

Një gotë birrë në ditë është më se e këshillueshme edhe nga shumë dietologë. Ajo forcon kockat, përmirëson metabolizmin, sistemin imunitar dhe për më tepër, të freskon dhe largon etjen. Një gotë birrë mund të shijohet mjaft mirë, sidomos në vaktin e drekës e shoqëruar me pjatën tuaj. (Por vetëm një gotë ama)/ Shëndet+

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit