Për një person duhen:
150 gram mish i grirë- ¼ kokërr vezë
- Kripë, piper, majdanoz
- 2 lugë gjelle ujë
- Pak miell për pudrosje.
- Për mbushje duhen
- 2 lugë gjelle bizele të ziera
- ½ kokërr vezë
- ½ lugë gjelle djathë i thërmuar
- Kripë, kopër.
Përgatitja
Mishit të grirë i hidhet kripë, piper, majdanoz, vezë, pak ujë dhe punohet. Merren bizelet e ziera u hidhet kripë, kopër, vezë të ziera të prera në kubikë, pak djathë i bardhë i thërmuar. Merret mishi i grirë, hapet në një letër format të pudrosur me miell, vihen bizelet dhe mblidhet në formë roleje, shtypet pak që të marrë formë, lyhet me miell dhe skuqet. Shërbehet me patate të skuqura e feta limoni, ose garniture të tjera nga perimet. Ju bëftë mirë!


