Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
“Fërkimi dhe tërheqja mbi lëkurën delikate rreth syve, shkakton humbjen e elasticitetit të qepallave”, thotë Jessica Weiser, dermatologe në Nju Jork. Lëkura e fytyrës është më delikate krahasuar me pjesën tjetër të fytyrës dhe mungesa e kujdesit të duhur mund të dëmtojë kolagjenin dhe kapilarët. Zgjidhja? Masazhojini butë këto zona, trajtojeni fytyrën tuaj si mëndafsh, këshillon ajo.
Cilat janë 3 gabimet që pothuajse çdo grua bën në momentin që tenton të heqë makijazhin nga fytyra, apo të trajtojë lëkurën me krem antirrudhë?
Ju tërhiqni shumë syrin ndërkohë që aplikoni vijën e hollë të penelit mbi kapakun e syrit: Dr. Weiser rekomandon të tendosni butësisht lëkurën dhe ta vijëzoni njëherë me laps të zi formën e dëshiruar, më pas mund të aplikoni penelin.
I fërkoni shumë sytë ndërkohë që hiqni rimelin apo tonin e kapakëve të syve: në të tilla raste durimi është shoku juaj më i mirë. Aplikoni një xhel pastrues për makijazhin (vaji i kokosit gjithashtu mund t’ju vijë në ndihmë) dhe me ndihmën e një pambuku të sterilizuar fërkojini kapakët e syve butësisht.
Kremin anti rrudhë tek rrathët e syve nuk e vendosni me butësinë e duhur: përhapeni butësisht kremin duke filluar nga këndi i brendshëm i qepallës dhe deri në qoshen e jashtme të zonës poshtë syrit, thotë Dr. Weiser. Duke përdorur gishtin e unazës për të përhapur kremin, sigurohuni që lëkura ta thithë plotësisht atë.
Burimi: http://www.glamour.com//shendeti.com.al


