Si të hiqni njollat e vështira nga rrobat apo orenditë shtëpiake me metoda natyrale

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Njollat e rrobave më të vështirat për t’u hequr janë njollat që shkaktohen nga vera, hurmat, çokollata apo përbërës të tjerë që hiqen me vështirësi apo nuk hiqen fare.

Ja disa mënyra praktike natyrale si të hiqni njollat e vështira nga rrobat apo divanat:

rroba-te-laraSodë buke dhe peroksid hidrogjeni: në një shishe sprucuese hidhni 1 filxhan peroksid hidrogjeni dhe 1 lugë gjelle sodë buke. Sprucojeni lëngun e krijuar mbi njolla dhe lëreni për 2-4 minuta. Më pas shpëlajeni rrobën me ujë të ngrohtë. Kujdes, peroksidi i hidrogjenit është një agjent zbardhues prandaj nuk duhet lënë shumë minuta mbi rroba.

Verë të bardhë: nëse rrobat ju janë bërë me njolla vere të kuqe, spruconi mbi to pak verë të bardhë të holluar me ujë dhe lajini më pas rrobat me detergjent dhe ujë të ngrohtë.

Uthull molle dhe sapun: rrobat me njolla fërkojini me sapun të bardhë dhe më pas hidhini 1 lugë gjelle uthull molle mbi njollë. Lëreni të veprojë për disa minuta dhe më pas lajini rrobat si zakonisht.

Burimi: Porch.com

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome