Si të hiqni qimet e fytyrës në kushte shtëpie

Për femrat qimet rreth zonës së fytyrës në pjesën e sipërme të buzës, mjekërr, faqe apo ballë janë diçka e “tmerrshme”. Në këtë postim do t’ju paraqesim një mënyrë natyrale për heqjen e qimeve në zonën e fytyrës.

qime fytyreSkrabi me tërshërë për heqjen e qimeve:

Skrabi është një mënyrë e mirë për të hequr qimet dhe për të parandaluar skuqjen apo irritimin e lëkurës. Kur të bëni këtë skrab natyral, ju jo vetëm do të hiqni qimet rreth zonës së fytyrës, por do të keni një lëkurë më të butë, më të hidratuar dhe më të pastër.

Përbërësit:

1 lugë tërshërë e imët

1 lugë mjaltë

lëngu i gjysmë limoni

Përgatitja dhe përdorimi: miksoni të gjithë përbërësit sëbashku deri sa të përftohet një masë homogjene. Aplikojeni skrabin në fytyrë dhe lërëni 15-20 minuta deri sa të thahet. Pas kësaj, fshini butësisht fytyrën duke përdorur gishtërinjtë dhe duke bërë lëvizje rrethore në drejtim të kundërt të qimeve, në mënyrë që skrabi të hiqet copa-copa. Shpërlajeni fytyrën me ujë të vakët. Përsërisni këtë metodë 2-3 herë në javë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave