Si të hiqni shenjat e moshës, rrudhat, aknet dhe puçrat në mënyrë natyrale

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Kujdesi ndaj lëkurës është shumë i rëndësishëm. Lëkura është pjesa më delikate e trupit dhe duhet të trajtohet me produkte sa më natyrale e pa kimikate. Metodat natyrale janë një alternativë shumë e mirë për pastrimin dhe trajtimin e lëkurës.

probleme me lekurenReduktimi i njollave të moshës: dielli është një nga shkaktarët kryesorë që çon në plakjen dhe dëmtimin e lëkurës. Së pari ju duhet të përdorni gjithmonë krem kundra diellit me faktorë mbrojtës spf30 ose spf50. Lëngu i limonit është metoda më e mirë natyrale për zbardhjen e lëkurës. Aplikoni lëng limoni në fytyrë 2 herë në javë dhe rezultatet do të jenë të kënaqshme.

Heqja e pikave të zeza dhe akneve: kombinoni një lugë vaj ulliri dhe një lugë uthull molle. Aciditeti i kësaj mase do të ndihmojë të balancojë pH e lëkurës suaj. Pas kësaj aplikoni vaj kokosi në lëkurë dhe ajo do të qëndrojë më e hidratuar.

Mjaltë me kanellë: perzierja e mjaltit me kanellën është metoda më e mirë për të rigjeneruar lëkurën. Ato i japin fytyrës shkëlqim dhe e bëjnë atë të duket më e gjallë. Aplikoni maskë me kanellë dhe mjaltë 2 herë në javë.

Burimi: Step to Health

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha