Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Siç dihet shumë njerëz tentojnë të humbasin kile nga pesha e tyre duke u ushtruar në palestër, duke ndjekur dieta apo duke provuar medota të tjera të cilat shpesh nuk i ndihmojnë në arritjen e rrezultateve të pretenduara.
Këtu janë disa këshilla që ju mund të ndiqni për të djegur yndyrë dhe për të rritur mirëfunksionimin e metabolizmit në mënyrë të natyrshme.
Konsumoni ushqim shpesh: Hani 3 vakte dhe 2 gjysëm vakte në një ditë. Një periudhë e gjatë pa ushqim mund të ngadalësojë metabolizmin tuaj.
Konsumoni ushqim bio: Perimet, frutat, drithërat dhe proteinat duhet të jenë pjesë kryesore në dietën tuaj.
Vitamina D: Drita e diellit ju bën mirë për shëndetin. Gjithashtu, ndihmon metabolizmin për të funksionuar si duhet. Nivelet e larta të vitaminës D janë të lidhura me metabolizmin e shëndetshëm dhe mënyra më e mirë për të marrë Vitaminën D është dielli.
Sigurohuni që të merrni ushqime me proteina: Proteinat janë superushqime për metabolizmin. Ju sigurojnë mirëfunksionimin e sistemit të tretjes.
Konsumoni ushqime që përmbajnë kalcium: marrja e kalciumit çdo ditë do të përmirësojë metabolizmin tuaj. Trupi ka nevojë për kalcium për të funksionuar si duhet.
Bëni dush të ftohtë: Dushi i ftohtë herët në mëngjes, e vendos metabolizmin në lëvizje dhe ju bën të ndjeheni të freskët dhe të gatshëm për aktivitetet e përditshme.
Qëndroni të hidratuar: Uji është kryesor kur vjen puna për shëndetin. Sigurohuni të jeni të hidratuar gjatë gjithë ditës për të pasur metabolizëm të shkëlqyer.
Burimi: http://www.newhealthycenter.com/


