Si të humbni kilogramët e tepërt? Dietologia shqiptare sugjeron këto 4 ushqime për rënien nga pesha

Dietologia Rolina Naço sugjeron këto 4 ushqime për rënien në peshë:

Avokado
I pasur me yndyra monounsaturated dhe acid folik, kontribuon në funksion kardiovaskular, ul presionin e gjakut dhe kolesterolit të keq. Gjysmë avokado në ditë redukton urinë për 5 orët e ardhshme.

Kuinoa 
Shumë ushqyese, shumë e shëndetshme dhe konsiderohet një super ushqim. Nuk përmban gluten, është e pasur me magnez, ka një përmbajtje të lartë në proteina dhe është e ulët në yndyrë dhe kolesterol. Ka acide yndyrore omega/Ω3 dhe omega/Ω6, e lartë në vitaminë E natyrore, e cila vepron si një antioksidantë natyral i fortë, duke dhënë ndjesinë e ngopjes. Atë që duhet të bëni është ta lani mirë para gatimit.

Kanellë
Një lugë kanelle çdo ditë mund të ndihmojë dobësimin sepse rrit metabolizmin dhe rregullon nivelet e sheqerit në gjak që janë përgjegjës për ruajtjen e yndyrës së tepërt. Ajo bllokon konvertimin e sheqerit në yndyrë dhe e pengon kalimin e ushqimit nga stomaku në zorrë, duke krijuar një ndjenjë më të madhe të ngopjes së urisë. Liposoluble e fuqishme e përdorur si një pije, ujë-mjaltë-kanellë.

Vezë
Një vezë ka vetëm 75 kalori, përmban 7 gramë proteina me cilësi të lartë, kryesisht te e bardha, së bashku me ushqyesë të tjerë. Ajo përmban B12, një vitaminë që ndihmon në thyerjen e yndyrës dhe trupi ynë djeg më shumë kalori kur tretet. Preferohet të konsumohet në mëngjes./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?