Kryefaqja Aktualitet Si të japim ndihmën e parë?

Si të japim ndihmën e parë?

0
Shpërndaje

Në plagët, djegiet, ndalimin e hemoragjisë dhe luftimin e gjendjes së shokut.

Çdo ditë ndodh që nga aksidente, sëmundje akute apo helmime, shumë njerëz humbasin jetën ose vuajnë, për shkak se ata nuk dinë si të japin ndihmë vetes dhe të tjerëve.

ndihma e pare zuzu 2Në kohë normale mësoni sesi me anë të masave të ndihmës së parë, të jeni i aftë të shpëtoni veten tuaj dhe të tjerët në rast se dikush ka:

  • Plagë;
  • Gjegie;
  • Hemorragji etj.

Të dish si të japësh ndihmën e parë dhe tëmësosh të tjerët të japin atë për të shpëtuar jetë njerëzore është veprim human. Këto mësohen në kurset që kryen Kryqi i Kuq Shqiptar.

  • Plagët

Plagët krijohen nga dëmtimi pjesërisht ose tërësisht i lëkurës nga faktorë të ndryshëm mekanikëm etj.

Plagët shoqërohen me:

-dhimbje;

-hemorragji;

-prirje infeksioni nga mikrobe që formojnë qelb, mikrobet e tetanosit dhe të tërbimit në rastin e plagëve kafshuese nga kafshët etj.

  • Ndihma e parë

-vendoset i plagosuri ndenjur ose shtrirë në një pozicion të rehatshëm për të.

-veproni shpejt duke ushtruar presion.

  • Lidhet plaga me material steril dhe gjatë kësaj:

-mënjanohet prekja e plagës me duar, përdorni doreza ose qese plastike;

-nuk ndërmiret pastrimi ose dezinfektimi i plagës;

-nuk përdoren medikamente mjekësore apo barna popullore;

-nëse ka trupa të huaj në plagë mos i hiq ato;

-pjesa e plagosur e trupit vendoset në pozicion të qetë;

-rekomandohet vizitë e menjëhershme te mjeku jo më vonë se 6 orë. Në rast të kundërt mund të ndodhin komplikacione të rënda madje jetë kërcënuese.

  • Ndihma e pare zuzuDjegia

Si duhet të veproni?

-freskoni vendin e djegies sa më shpejt që të jetë e mundur me ujë të rrjedhshëm në një rubinet me ujë të ftohtë ose të vakët.

-ftohja me ujë të bëhet për një periudhë 15-20 minuta, deri sa të largohen dhimbjet.

-largoni rrobat apo bizhuteritë nëse nuk janë ngjitur me lëkurën.

-vendosni një rrobe të njomë pasi keni freskuar djegien.

-mos i hapni flluskat e shkaktuara nga djegia.

-mos përdorni (antibiotik) kremra kur jeni duke dhënë ndihmën e parë.

-këshilloni të aksidentuarin që të shkoj tek mjeku.

Ndalimi i hemorragjisë

Kur ndodh një hemorragji dhe kur ajo vazhdon gjatë mund të shkaktojë humbje jete për fatkeqin.

  • Evitoni kontaktet me gjakun e të aksidentuarit. Kërkojini të aksidentuarot që të ushtrojë vetë presion mbi plagë. Vendosni të aksidentuarin me kujdes në pozicionin shtrirë.
  • Ushtroni presion drejtpërdrej mbi plagë me dorën tuaj. Vendosni doreza nëse është e mundur. Ju mund të vendosni dhe një rrobe të pastër si p.sh. një peshqir mbo plagë.
  • Nëse plaga vazhdon të rrjedhë gjak, vendosni një fasho rreth saj. Sigurohuni që fasho është shtrënguar mjaftueshëm për të ndaluar rrjedhjen e gjakut.

Ndihma e pare zuzuShoku

Gjendja e shokut vjen si pasojë e çrregullimit të sistemit të qarkullimit të gjakut dhe nga hemoragjitë e ndryshme. Ai është një reagim i organizmit që zhvillohet gradualisht dhe që mund të çojë në kërcënim për jetën

Në rast gjendje shoku jepet kjo ndihmë e parë:

  • Ndalo shpejt hemoragjinë;
  • Kujdesu për plagën;
  • Vendos fatkeqin mbi një mbulesë;
  • Vendos fatkeqin në një pozicion të rehatshëm që nuk i shkakton dhimbje (psh. Shtrirë në kurriz, me këmbët në pozicion të ngritur etj.);
  • Liro veshjet që e ngushtojnë;
  • Mbulo fatkeqin me ndonjë rrobe;
  • Bëj ajrosjen e mjedisit ku gjendet i aksidentuari;
  • Siguro qetësi;
  • Jepi zemër fatkeqit për t’a qetësuar;
  • Bëj kontroll të herëpashërshëm të vetëdijës, frymëmarrjes dhe qarkullit të gjakut.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here