Si të kemi flokë të trashë në mënyrë natyrale

  1. Vezë

Trajtimi i rregullt me proteina është thelbësore për të pasur flokë të fortë dhe të trashë. Për një trajtim të flokëve me proteina, përbërësi më i mirë është veza.

  • Vaj ulliri kujdesi floketMerrni 1 ose 2 vezë, në varësi të gjatësisë së flokëve.
  • Aplikoni vezët e rrahura më parë në flokë të lagura dhe mbajini për 30 minuta.
  • Lajini flokët me ujë të vakët dhe me shampo.
  • Aplikojeni maskën 2 herë në javë për rezultate të dukshme.
  1. Vaj ulliri

Vaji i ullirit është një ushqyes shumë i mirë për flokët dhe trupin. Ai ndihmon për zbutjen dhe forcimin e flokëve njëkohësisht.

  • Masazhoni flokët me vaj ulliri të ngrohtë dhe mbajeni në flokë për 30-45 minuta.
  • Shpëlajeni kokën me ujë të vakët duke përdorur një shampo të butë.
  • Mund ta lini vajin mbi flokë gjatë gjithë natës dhe pastaj ta shpëlani në mëngjes.
  • Një alternativë tjetër është përzierja e vajit të ullirit me mjaltë. Koha për ta mbajtur në koke është 30 minuta dhe më pas ndiqni procedurat e mësipërme.
  • Këto maska mund të përdoren 2 herë në javë.
  1. Avokado

Avokado është i pasur me vitaminën E, qw kontribuon në shëndetin e përgjithshëm të flokëve. Bëni një përzierje të avokados pure, me 1 banane pure dhe një lugë gjelle vaj ulliri.

  • Masazhojini flokët nga rrënja deri tek majat dhe mbajini për 30 minuta në mënyrë që të ushqehet edhe lëkura e kokës.
  • Shpëlajeni kokën me ujë të vakët
  • Maska aplikohet një herë në jave.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës