Si të keni dhëmbë sa më të bardhë

dhembe1

Zbardhja e dhëmbëve te stomatologu mund të kushtojë shumë. Por, këtë gjë mund ta bëni edhe vetë në shtëpi, me preparate natyrore. Soda e bukës, një përbërës i domosdoshëm i çdo kuzhine, midis tjerash pastron dhe zbardh dhëmbët. Mund ta përzieni një lugë sodë të bukës, pak kripë dhe të shtoni disa pika uthull, e me këtë përzierje të lani dhëmbët. Këtë procedurë mund ta përsëritni 2-4 herë në muaj.

Pasta e limonit për një buzëqeshje verbuese
Efekt të njëjtë ka edhe receta shtëpiake nga limoni dhe soda e bukës. Qitni në një enë 1/4 të filxhanit sodë të bukës, shtoni lëngun e freskët të gjysmës së limonit. Pas kësaj, këtë masë aplikojeni në dhëmbë dhe lëreni që të veprojë 3 minuta, por jo më shumë, sepse mund t’i dëmtojë dhëmbët. Më pas lani dhëmbët me pastë. Këtë procedurë mund ta bëni një herë në javë.
Dredhëzat-zbardhues të menjëhershëm të dhëmbëve
Nëse doni që pa mund të keni dhëmbë të bardhë, përdorni dredhëzat, të cilat më parë i shtypni, e më pas me to fërkoni dhëmbët. Më pas dhëmbët lani me pastë, në mënyrë që sheqeri dh thartirat, që janë përbërës të dredhëzës, të mos e dëmtojnë shtresën e jashtme të dhëmbëve.
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës ndihmon në largimin e njollave dhe në mbytjen e baktereve të dëmshme në gojë. Në një gotë ujë qitni një lugë uthull dhe, me këtë përzierje, shpërlajeni gojën. Këtë gjë mund ta bëni çdo ditë.
Lëvorja e portokallit, apo limonit

Nëse doni që të zbardhni dhëmbët shpejt e shpejt, atëher përdoreni lëvoren e portokallit, apo limonit. Me pjesën e brendshme të lëvores fërkoni dhëmbët e më pas lani me pastë. Këtë procedurë mund ta përsëritni disa herë në ditë
Gjethet e dafinës
Dhëmbët do t’i keni të bardhë edhe nëse i shpërlani me përzierjen e gjetheve të dafinës dhe lëvores së tharë të portokallit. Qitni në një enë sasinë e njëjtë të gjetheve të thara, e të bluara të dafinës dhe të lëvoreve të portokallit dhe sthoni pak ujë. Këtë masë qiteni në dhëmbë dhe lëreni që të veprojë 3-4 minuta, e më pas lani me pastë të dhëmbëve.

 

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës