Si të krijosh një biznes në ditët e sotme, sfidat e sipërmarrjes femërore!

Elena Beta, gazeta “Shëndet+”

Seminari i fokusuar në edukimin dhe frymëzimin e individëve, grupeve dhe komunitetit lidhur me krijimin e një biznesi në ditët e sotme, si dhe sfidat e sipërmarrjes femërore, ishte aktiviteti i radhës i “Innovation Hub”, program i mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe IADSA (Italian-Albanian Debt for Development Swap Program) dhe i zbatuar nga Instituti Adriapol, i cili mblodhi për disa orë plot të rinj të interesuar, si dhe individë në hapat e para të egla-34biznesit. Stimulimi i sipërmarrjes lokale, sfidat e grave dhe vajzave sipërmarrëse në Shqipëri, mundësitë e medias së shkruar, roli që luan teknologjia e informacionit dhe komunikimit në fuqizimin dhe frymëzimin e brezit të ri ishin disa nga pikat kyçe për të cilat u fol gjatë  takimit.

Znj. Eglantina Bardhi, drejtoreshë e gazetës “Shëndet +” dhe znj. Arlinda Gjypi, kryeredaktore e kësaj gazete, të cilat ishin pjesë e panelit, folën lidhur me nxitjen e bashkëveprimit mes aktorëve në një sipërmarrje, duke inkurajuar kështu të gjithë ato gra dhe vajza të cilat janë duke hedhur hapat e para në botën e biznesit dhe sipërmarrjes për të vazhduar rrugëtimin pavarësisht sfidave dhe vështirësive që mund të ndeshin gjatë rrugës.

“Gjithçka për mua ka filluar në moshën 22-vjeçare, kur mbuloja sektorin e shëndetësisë me të gjitha problematikat aktuale në një prej gazetave më të shitura të kohës për të vazhduar pastaj me përfshirjen time në një projekt, ku dhe lindi ideja për nxjerrjen në treg të një gazete të fokusuar vetëm në
çështjet shëndetësore. Pasi projekti (i cili zgjati 6 muaj) përfundoi, tentuam ta nxirrnim gazetën në treg dhe mund të them se rezultoi një sukses.

“Më pas gazeta u shoqërua me portalin shendeti.com.al, i cili sot përmban 120 kategori dhe është më i klikuari përsa i përket fushës së shëndetësisë. Edhe pse jemi vetëm vajza dhe gra në staf, nuk kemi ndjerë ndonjë pengesë të madhe për këtë fakt. Mjafton të kesh ide të mira, të punosh fort, si dhe të bashkëpunosh dhe është e sigurt që ia del. Atë që shkruan në letër, bëje realitet dhe i ke siguruar vetes rrugën drejt suksesit”, u shpreh Bardhi, duke theksuar se sfidat që do të ndeshen gjatë rrugës, janë pjesë e suksesit dhe janë pikërisht ato që të bëjnë ecësh përpara duke përmirësuar cilësinë e produktit vazhdimisht.

Kryeredaktorja e gazetës “Shëndet+”, Arlinda Gjypi, tha se bashkëpunimi është pika më e fortë, pasi ndërthurja e përvojës së më të vjetërve dhe energjisë së të rinjve, bën që çdo gjë të ecë në vijën e duhur grate-ne-menopauzedrejt suksesit. “Ne jemi shumë të kënaqur dhe e quajmë sukses faktin që përmes gazetës sonë kemi arritur të nxisim njerëzit për të lexuar më shumë për shëndetin e tyre, si dhe për të marrë sa më shumë informacion lidhur me çështjet që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me shëndetin. Guximi, vullneti dhe puna janë çelësi drejt një sipërmarrjeje të suksesshme”, vijoi Gjypi duke nxitur kështu pyetje të drejtpërdrejta nga të pranishmit në sallë lidhur me detajet që e kanë bërë këtë sipërmarrje të funksionojë si duhet.

Ndërhyrja e të ftuarve, përvojat personale, si dhe sugjerimet që ata dhanë lidhur me temën e përzgjedhur për këtë aktivitet të radhës të “Innovation Hub”, treguan se dëshira për të nisur një sipërmarrje dhe sigurisht për të qenë të suksesshme, po përqafohet gjithnjë e më shumë nga gratë dhe vajzat në vendin tonë. 

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
Samiti Rinor “Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Liderëve dhe Aktivistëve Shqiptarë” i organizuar nga “Përtej Barrierave”
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit