Si të kujdesemi për nishanet dhe një lëkurë të shëndetshme në verë?

Dermatologia Brunilda Bardhi:

Ne rekomandojmë që në fillim të pranverës një përkujdesje për lëkurën. Popullata shqiptare është e konceptit që përdorimi i kremrave duhet bërë vetëm në sezonin e plazhit, por është më mirë nëse kjo përkujdesje përdoret gjatë gjithë vitit.

lekure normaleKjo përkujdesje është më tepër e këshillueshme veçanërisht për personat që kanë një lëkurë të ndjeshme, bjondët, lëkurë të fototipit të parë dhe të dytë, pra, ata që janë më të ndjeshëm ndaj diellit. Një përkujdesje duhet bërë edhe nga personat që kanë shumë nishane (mbi 20 nishane), kryesisht jo vetëm në fytyrë, por edhe në trup, pasi tani ekspozohen edhe pjesë të tjera të trupit. Këta persona duhet të kujdesen që të evitojnë oraret kur rrezet e diellit janë më të forta, pra ora 10 deri në orën 14.

Gjatë këtyre orëve dielli ka rreze UVA UVB, pra që mund të shkaktojnë një ndryshim të ADN-së qelizore duke rrezikuar edhe kancer të lëkurës. Një tjetër rrezik për këta persona është edhe plakja nga rrezet e diellit. Ne theksojmë që edhe individët që kanë një histori familjare me kancer të lëkurës duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj këtyre fenomeneve.

Qytetarët nëse shikojnë që nishanët e tyre ndryshojnë ngjyrën apo madhësinë, duhet t’i drejtohen gjithmonë mjekut dermatolog për të parë nëse këto problematika janë me risk për shëndetin e tyre.

Lëkurat e ndjeshme gjithashtu tek zonat e mollëzave rrezikojnë të shkaktojnë çarje të kapilarëve, pra, ato venat e kuqe të gjakut dhe normalisht duhet treguar kujdes. Nëse shkaktohen, ato mund të hiqen me terapi me lazer.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres