Ditët e plazhit gjatë sezonit të verës bëjnë që të keni probleme me lëkurën. Pavarësisht kujdesit që mund të keni treguar me kremra apo vajra mbrojtës, lëkura fillon të shfaqë probleme.
Ja disa këshilla që do ju vijnë në ndihmë për të pasur një lëkurë sa më të shëndetshme dhe larg djegieve:
Bëni dush me ujë të vakët: Dielli dhe rëra i bëjnë mjaft dëm lëkurës, gjithashtu shtresat e kremit njëra pas tjetrës e ngarkojnë lëkurën, kripa nga uji i detit po ashtu. E para gjë, sapo të shkoni në shtëpi është dushi dhe pastrimi i fytyrës me skrab .
Maskë hidratuese: Maska me luleshtrydhe dhe me kos është ideale për hidratimin e fytyrës pas plazhit. Pasi të keni shtypur dy luleshtrydhe shtoni një lugë kos. Përhapeni masën në fytyrë dhe mbajeni për rreth 10 minuta. Shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm dhe pas kësaj, fytyra do të jetë më e butë .
Krem kundër djegieve: Pavarësisht mbrojtjes që i keni bërë fytyrës, ajo duket e skuqur. Megjithatë, duke përdorur maskën dhe më pas kremin kundër djegieve ( këshillohuni me dermatologun për llojin e përshtatshëm), lëkura do të zbutet dhe do të neutralizohet. Kosi është gjithashtu aleat i mirë. Vendosni pak kos në fytyrë dhe pas 10 minutash shpëlajeni./E.B


