Nga dermatologia Brunilda Bardhi
Lëkurë e yndyrshme: Pas pastrimit të fytyrës, fytyra juaj shkëlqen. Mund të keni pika të zeza apo pjesërisht akne dhe poret e juaja janë mesatarisht në të zgjeruara.
Kujdesi më i mirë
• Ndihmoni poret tuaja të jenë të hapura duke i larguar qelizat e vdekura me produkte që përmbajnë acid salicilik apo acid alfa hidroksilik.
• Përkundër mendimit që një lëkurë e yndyrshme nuk ka nevojë për hidratues, lëkura e yndyrshme ka nevojë për hidratim. Nëse lëkura juaj bëhet e dehidratuar atëherë gjendra dhjamore që prodhon yndyrë, do të vihet në funksion.
• Përdorni locione dhe kremra kundër diellit që nuk përmbajnë vajra (oil-free), të cilat nuk do ta përkeqësojnë gjendjen tuaj.


