Si të kuptojmë nëse veza është e freskët

Rolina Naço, dietologe

Si mund të kuptojmë nëse veza që kemi blerë është e freskët? Marrim një tas transparent ose një Veza1gotë dhe e mbushim me ujë. Vendosim në të vezën dhe shohim:

  • Nëse veza qëndron poshtë në fund të tasit dhe paralelisht me të, është vezë e tre ditëve të fundit.
  • Nëse qëndron në fund, por në kënd, është afërsisht 7-8 ditore.
  • Nëse formon një kënd më shumë se 60º dhe fillon të ngrihet lart, është më shumë se dy javësh
  • Nëse ngjitet lart, atëherë ka të paktën një muaj, kështu që nuk duhet ta hani.

Pse ndodh ky ndryshim? Vezët e freskëta kanë në brendësi një xhep me ajër. Sa më shumë ditë të kalojnë, aq më shumë zmadhohet xhepi i ajrit në brendësi dhe aq më shumë ngushtohen e bardha dhe e verdha e vezës. Kjo e bën atë më të lehtë çdo ditë që kalon.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni