Tiparet e fytyrës mund të tregojnë shumë për për personalitetin tuaj. Këtë e pohon edhe Xhean Harner, eksperte e leximit të fytyrës. Fytyra është një hartë që tregon për personalitetin tuaj. Sytë, hunda, buzët, mjekra, faqet të gjitha këto i thonë botës diçka për ju.
Ballë i rrumbullakët: ajo që kinezët i kushtonin më shumë rëndësi kur lexonin fytyrën e dikujt, ishte forma e ballit të tij Kjo, sepse balli tregon shumë për një person. Nëse keni një ballë të rrumbullakët, zakonisht tregon se jeni kreativ, artist, me shumë emocione, por jo gjithnjë i arsyeshëm.
Ballë i pjerrët: kjo nënkupton se jeni sipërmarrës dhe se ju pëlqejnë rezultatet e veprimeve tuaja, por që nuk flisni shpesh për veten. Nëse po dilni me dikë që ka këto tipare, duhet të dini se ata janë tipa që nuk u pëlqen të flasin për lidhjen, por më tepër për gjërat e veta.
Ballë i sheshtë: nëse i dashuri apo e dashura juaj e ka ballin të sheshtë, kjo do të thotë se atij ose asaj i pëlqen të mendojnë gjatë para se të veprojnë.
Vetulla të trasha: sa më të trasha të jenë vetullat e dikujt, aq më shumë besim ka ai te vetja. Nëse njihni dikë me këto lloj vetullash, atëherë njihni një njeri që jeton me shumë arsyetim dhe me tërheqje të fortë seksuale. Këta tipa janë emocionalisht të fortë.
Vetulla të holla: për këta njerëz thuhet se kanë vetëbesim të ulët dhe se mund të lëkunden shumë shpejt nga gjërat që besojnë.
Sy të mëdhenj: njerëzit me sy të mëdhenj kanë zemër të mirë dhe duan t’i ndihmojnë të gjithë. Ata zakonisht priren të flasin shumë, si me miqtë ashtu edhe me të huajt.
Sy të vegjël: njerëzit me sy të vegjël dhe të futur brenda, janë të rezervuar dhe skeptikë. Ata kanë gjithnjë një ‘as’ nën mëngë.
Hundë me kurriz: kinezët thonë se sa më të dalë ta kesh hundën, aq më shumë do të kujdesesh që t’i bësh punët mirë dhe të vëresh me kujdes çdo detaj. Këta njerëz janë të ndjeshëm për gjëra të vogla dhe kanë gjithnjë plane.
Hundë e vogël: këta njerëz nuk janë të dhënë pas perfeksionit, por kërkojnë dobinë dhe praktiken. Njerëzit me hundë të vogël nuk përqendrohen te detajet, por te gjërat e mëdha.
Gojë e madhe/buzë të plota: nëse keni buzë të mëdha dhe të plota, kjo nënkupton se për juve miqtë dhe të dashurit janë shumë të rëndësishëm dhe se jeni një person që i pëlqen të bëjë për të tjerët.
Gojë e vogël/buzë të holla: nëse keni një gojë të vogël ose buzë të holla kjo nënkupton se nuk jeni shumë të dhënë pas modës. Me fjalë të tjera, keni nevojë për hapësirën tuaj, privatësi dhe nuk i doni miqtë apo shokët gjithë kohën rreth vetes. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


