Era e këmbëve shpesh është një problem po thuajse i pazgjidhshëm për shumë persona. Ndoshta ju keni provuar me dhjetëra produkte kozmetike, dhe nuk keni pasur sukses.Por, a e keni provuar çajin e zi? Çaji i zi është i pasur me taninë, një grup antioksiduesish, të cilët neutralizojnë erën e keqe të këmbëve.
Për të përfituar mrekullia e çajit të zi dhe për të larguar erën e padëshiruar të këmbëve, veproni si më poshtë: Lini dy qese, ose dy lugë çaji të zi të ziejnë për pesëmbëdhjetë minuta në gjysmë litri ujë. Më pas çajin e vluar derdheni në një legen me dy litra ujë të thjeshtë. Zhytni këmbët për 10 deri në 20 minuta dhe pritni rezultatet.



