Si të largojmë nga rrobat edhe njollat më kokëforta të bojës

Nga Blertina Koka

Fëmija juaj shfaqi talentin e tij si piktor në bluzën e bardhë të sapo blerë? Mos u shqetësoni. Mund t’i hiqni njollat e stilolapsit me këto teknika të thjeshta.

Sodë buke dhe lëng limoni – Bëni një pastë me 2 lugë gjelle sodë buke dhe 2 lugë gjelle lëng limoni. Mbulojeni pjesën e njollosur të bluzës me pastën dhe lëreni ashtu për 3-4 orë. Më pas e fërkoni me një furçe dhe e lani bluzën si zakonisht.

Spraj flokësh – Mund t’i hiqni njollat e stilolapsit edhe me spraj flokësh. Mjafton të aplikoni pak në pjesën e njollosur. Lëreni për rreth 1 orë dhe më pas e lani rrobën si zakonisht. Pas larjes veshja juaj do të jetë e pastër dhe nuk do të ketë asnjë gjurmë nga njollat e bojës.

Qumësht, për rrobat e bardha– Njomni njollën e rrobave tuaja me qumësht dhe lëreni në të gjatë gjithë natës ose nëse ju duhet për më shpejt, mund ta lini vetëm 30 minuta.
Më pas lajeni mirë me detergjent, për të larguar njollat e bojës së stilolapsit.

Për veshjet delikate nevojitet –  Një pambuk me glicerinë vendoseni në zonën me njollë, hidhni mbi të pak ujë për të ndihmuar zbehjen e njollave.
Lajeni rrobën tuaj si zakonisht dhe nuk do të ketë më njolla boje të shkaktuara nga stilolapsi.

Alkool, sodë buke, ujë – Formoni me këto përbërës një pastë të trashë. Aplikojeni mbi njollë dhe lëreni ashtu për rreth 30 minuta. Më pas lajeni duke e fërkuar mirë me detergjent të zakonshëm./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?