Funksioni dhe shëndeti i trupit preken ndjeshëm nga gjëndja e zorrës së trashë. Ajo ka një nga rolet më të rëndësishme në trupin e njeriut.
Zorra e trashë ndihmon në procesin e tretjes, ruan ekuilibrin e ujit në organizëm dhe rregullon sistemin imunitar. Në rastet kur trupi është i mbushur me toksina, zorra e trashë nuk funksionon si duhet.
Faktet thonë se trupi ka nevojë për 24 orë kohë që të tresë ushqimin e konsumuar. Megjithatë kur ka mungesë vitaminash ose kur konsumoni ushqime me vlerë të dobët ushqyese duhet deri në 70 orë, e cila rezulton në akumulimin e 10 kg mbeturinave në trup. Toksinat e akumuluara në trup shkaktojnë kapsllëk.
Mënyra më e mirë në procesin e pastrimit të trupit vjen nga vajrat esenciale si edhe nga produktet organike. Ja një recetë e thjeshtë për ta përgatitur në shtëpi:
Përbërësit:
- Lëng nga 1 limon organik
- 10 pika vaj nenexhiku (mente)
Përgatitja:
Bëni një kombinim të përzierjes së mësipërme me 250 ml uje. Konsumojnë atë për 2 javë.
Një tjetër recetë e dobishme vjen nga një program për pastrimin e trupit të njohur si “Mjeshtër Pastrues”, e cila është zbuluar në vitin 1940 nga Stanlei Buroug. Kjo procedurë zgjat nga 10- 16 ditë.
Përbërësit:
- ½ lëng limoni i freskët
- 2 lugë çaji shurup panje organike
- 3 litra ujë të filtruar
- 1/10 lugë çaji pluhur piper i kuq
Përgatitja:
Ky trajtim i fuqishëm është shumë i lehtë për t’u përgatitur, ajo çfarë duhet të bëni është të përzieni të gjithë përbërësit. Kjo pije rekomandohet të konsumohet 5-8 herë në ditë, të paktën për 10 ditë./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


