Si të luftoni plakjen e trurit

Nëse truri nuk funksionon si duhet atëherë edhe pjesët e tjera të trupit do të kenë problëme. Mund të keni probleme  me frymëmarrjen, qarkullimin e gjakut, tretjen madje mund të jeni më shumë të ekspozuar ndaj sëmundjes alcajmer. Ja disa zakone që ndihmojnë në luftimin e plakjes së trurit:

plakja e truritSa më shumë ushtrime: stërvitja e mirë fizike luan rol të rëndësishëm për të pasur trup të shëndetshëm. Gjatë ushtrimeve sistemi kardiovaskular është aktiv , gjithashtu nxitet qarkullimi i gjakut. Ushtrimet fizike ndihmojnë trurin të fuksionojë më së miri. Niveli i stresit në trup do të reduktohet dhe kështu do të jeni emocionalisht dhe mendërisht më të shëndetshëm.

Ndiqni dieta të shëndetshme: nëse jeni duke ndjekur një dietë “pa yndyrë” “pa sheqer” “pa kripë”  nuk jeni duke ngrënë shëndetshëm. Karbohidratet, yndyrnat, vitaminat janë të nevojshme për mirëfunksionimin e të gjitha organeve duke përfshirë edhe trurin.

Hani arra: arrat janë të mira për trurin gjithashtu përmirësojnë shëndetin kardiovaskular.

Qëndroni mendërisht aktiv: nëse nuk e përdorni një biçikletë për disa kohë ajo fillon zë ndryshk duke u bërë e vështirë për tu përdorur. E njëjta gjë vlen edhe për trurin, ushtroni veprimtari për stimulimin e trurit. Luani shah me miqtë, luani lojra të ndryshme logjike./Përgatiti për Shëndet+: Elena Beta

Postime të ngjashme

Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur