Si të mbani klorin e pishinave larg trupit

Për shumë njerëz noti është aktiviteti i preferuar i verës, por kur vjen puna tek uji i pishinave i cili është i pasur me klor, të gjithë bëhen skeptikë. Lëkura e irrituar, flokët e thatë, zbardhja e kostumeve të banjos janë disa nga faktorët që ju bëjnë të stepeni për të frekuentuar pishinat, pavarësisht dëshirës. Ja si mund t’i evitoni këto situata të pakëndëshme:

klor pishinaPërdorni produkte për flokët: produktet me bazë silikoni mund t’ju ndihmojnë shumë. Një tjetër alternativë është vaji i kokosit, i cili u jep shkëlqim flokëve të thara.

Lagini flokët para se të hyni në pishinë: kjo ngadalëson procesin e thithjes së klorit. Mund të përdorni kapuç uji nëse keni flokë shumë të thatë.

Përdorni shampo specifike për heqjen e klorit nga lëkura: nëse doni të shpëtoni nga klori nuk mund të laheni thjesht me një sapun. Kërkoni produkte të mira që eliminojnë klorin nga lëkura. Mund të përdorni gjithashtu uthull molle, për të shpëlarë flokët duke e përzier me ujë. Uthulla e mollës ju ndihmon për të larguar papastërtitë nga flokët tuaj (klor, kripë).

Kujdesuni për sytë: lentet e kontaktit mund të thithin ujin dhe klorin si një sfungjer, prandaj bëni mirë t’i eliminoni duke përdorur syze noti.

Kujdesuni për kostumin e notit: Nëse përzgjidhni material elastik, do të reduktoni zbardhjen e kostumit. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave