Si të mbroheni nga virozat gjatë pushimeve në bregdet?

Blerina Bombaj, dietologe

Gjatë pushimeve në zonat bregdetare, rreziku i helmimit nga ushqimi rritet për shkak të temperaturave të favorshme për shumimin e mikrobeve dhe viruseve. Përveç kësaj, uji i detit mund ta bëjë më të lehtë transmetimin e këtyre viruseve dhe mikrobeve nga një person në tjetrin. Këto janë disa masa që mund të merrni.

Merrni me vete:
-probiotikë për fëmijë, dhe jepjani gjatë ditëve të pushimit, një kokërr me vaktin e drekës
-vaj rigoni, jepjani vetëm nëse kanë shfaqur simptomat si përzierje, diarre dhe dhimbje barku, 1 pikë në 1 gotë uji të madhe, 2 herë në ditë

Bëni kujdes:
Me ujin që pini dhe ujin me të cilin gatuhet aty ku ushqeheni
-mos konsumoni sallata të freskëta, preferojini të ziera, kërkoni gjithmonë pak qepë të njomë ose të thatë dhe konsumojeni të gjallë me perimet e ziera
-preferoni makaronat me domate të freskët, patatet, perimet e gatuara dhe djathin kaçkavall

Nëse jeni prekur nga viroza
-evitoni alkoolin
-pini çaj rigoni ose nenexhiku
-pini ujë
-pushoni/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?